Kuvendi “hap” dosjet/ Braho kërcënon Nokën: Këta që ke në krahë ishin pjesë e Sigurimit

0
170

Gëzim Saliu

noka brahoDebati te Siguria për vrasjen e oficerit të RENEA-s

Tahiri: Pabesia në Lazarat nuk u informua nga SHISH-i. Noka: Grupi që vrau i lidhur me pushtetin

Braho: Flamur mos i hap letrat unë, se shumë nga këta që ke në krahë ishin pjesë e Sigurimit. Noka: Ke qenë hetues mor Spartak, je mësuar me sistem njëpartiak ti

Raportimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mbi ngjarjen e Lazaratit ku u vra oficeri i RENEA-s ka sjellë debate të forta në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë. Nga ana e tij ministri ka theksuar se policia nuk kishte asnjë informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror për atë që ai e cilësoi si pabesia e Lazaratit. “Ishte një ngjarje që gjeti rrugëzgjidhjen e duhur duke arrestuar autorët. Ishte pabesi i organizuar për të cilën policia nuk kishte informacion nga SHISH-i”, – u shpreh Tahiri. Më tej ministri shprehu akuza për mazhorancën e kaluar e cila sipas tij i dha lirinë kriminelëve të zonës të kultivonin drogë në këmbim të votave elektorale. “Shumë njerëz janë të dyshuar, kanë qenë në kërkim. Nuk është në përgjegjësinë time që të bëj sqarime që janë fare elementare. Ju bëj me dije se policia ka pasur informacion, janë organizuar shërbimet policore për kapjen e personave në kërkim. Për një vit janë kapur 37 persona që kane qenë në kërkim. Janë edhe disa të tjerë në kërkim për ngjarjet në Lazarat. Policia ka pasur informacion që disa persona të shpallur në kërkim merrnin pjesë në takimet elektorale të një partie konkurruese në zgjedhje. Këta njerëz përpara se të vija unë konsideroheshin si të preferuar të pushtetit”, – theksoi ministri Tahiri. Por ndaj këtyre deklaratave të Tahirit nuk mungoi përgjigja e opozitës e cila përmes deputetit Flamur Noka akuzoi direkt mazhorancën e majtë si të lidhur me grupin e zjarrit që shtiu mbi efektivin e RENEA-s. Sipas ligjvënësit demokrat fakt për këtë lidhje është se grupi i dyshuar për vrasje lëvizte lirshëm në Lazarat edhe pse kishte vendim gjykate për to. Po ashtu Noka theksoi se i njëjti grup ka qenë ai që ka vënë tritolin tek kreu i PD-së në Gjirokastër. “Po ju them edhe një gjë tjetër, banda e cila dyshohet se ka vrarë oficerin RENEA-s i ka vënë tritol kryetarit të PD-së Gjirokastër dhe kjo është mbajt e fshehur se është përpjekur nga ana juaj që të hidhet në opinion si një bandë e lidhur me opozitën. Ndërkohë që është një bandë që ka qenë aktive pro jush, është bandë e lidhur me pushtetin”, – u shpreh ai.

 

Debati

Ndërkaq krahas debateve mes ministrit dhe përfaqësuesve të opozitës në mbledhje nuk mungoi tensioni mes kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dhe deputetit të PD-së Flamur Noka. Ndërsa ky i fundit po debatonte me ministrin Tahiri lidhur me ngjarjen e Lazaratit, ndërhyrja e Brahos i cili i cilësoi pyetjet e Nokës si kurthe shtoi edhe më shumë debatin në sallë. “Zoti Flamur është për të ardhur keq që një ministër mbrojtje, më fal ministër i brendshëm s’ke mësuar akoma që këto që pyet janë pjesë e hetimi”, tha Braho. E menjëhershme ishte përgjigja e deputetit demokrat i cili theksoi se pyetjet e tij nuk ishin pjesë e hetimit. “Spartak ti vazhdon me konceptin e hetuesit të sigurimit të shtetit Mëso Spartak megjithëse je në moshë të madhe e s’ke ce mëson por mëso pak të lutem”, – pohoi ai. Kjo deklaratë shtoi edhe më shumë tensionin, ku Braho deklaroi se, “Në qoftë se ke ardhur për tu marr me mu, unë ta tregoj vendin”. Ndërsa deputetët e tjerë nisën të kërkonin ruajtjen e normalitetit në seancë ishte Noka ai që në përgjigje të deputetit të LSI-së theksoi: “Ka ik ajo kohë Spartak, s’ka bir nëne të më tregojë mua vendin, jo ti po asnjë s’ma tregon vendin”.

 

Dy propozimet e Tahirit

  1. Propozimi i parë sjell bashkimin mekanik të dënimeve. Sot ka bashkim me përthithje, qe do te thotë dënimi me i madh përthith dënimin me te vogël. N.q.s. propozimi do miratohet, autori do dënohet me bashkimin matematikor te të dy dënimeve për te dyja (ose me shume) veprat penale qe ka konsumuar.
  2. Propozimi i dyte parashikon Regjimin e Përforcuar te Vuajtjes se Dënimit. Kjo do sjelle veçimin e te dënuarve me rrezikshmëri te larte kriminale, duke hequr çdo mundësi qe te rikthehen ne shoqëri si kriminele me te stërvitur.

 

Debati i plotë në Komision/ Braho: Nëse merresh me mua, ta tregoj vendin. Noka: S’ka bir nëne të më tregojë vendin

Braho: Ka pyetje?

Noka: Ka pyetje sigurisht…Te dyshuarit e vrasjes se ushtarit janë shoqëruar si te dyshuar për vënien e tritolit te kreu i PD ne Gjirokastër.

Tahiri: njeri nga organizatoret është arrestuar ne 2013: ën për goditje te policisë po është liruar. Edhe ata qe s’kanë bërë gjë në detyrë mund të bëjnë diçka sot qe nuk janë ne detyre.

Noka: Këto qe gjuajtën oficerin e Renea:s ishin pjese e grupit te zjarrit te Lazaratit një vit me pare. Në rast se ishin anëtarë a mban kush përgjegjësi që ishin të lirë dhe bridhnin lirshëm dhe patën mundësi të blejnë armë të sofistikuara.

Tahiri: Është e udhës qe ju keni qene në detyrën e ministrit me mirëkuptoni kur ju kërkoj qe hetimi te ece ne drejtimin e duhur.

Noka: Në 2014:ën ju i nxorët ne media emrat e atyre qe ne atë kohe i quajtët banditë, pa pasur akoma prova.

Braho: Edhe në këtë kohë bandite janë qe ç’ke me të.

Noka: O Spartak, për çështje e banditëve ti ke konceptin e Enver Hoxhës, kanë evoluar konceptet.

Braho: Zoti Flamur është për të ardhur keq që një ministër mbrojtje, më fal ministër i brendshëm ske mësuar akoma që këto që pyet janë pjesë e hetimit.

Noka: S’janë pjesë e hetimit fare këto. Spartak ti vazhdon me konceptin e hetuesit të sigurimit të shtetit Mëso Spartak megjithëse je në moshë të madhe e s’ke ç mëson por mëso pak të lutem.

Braho:Në qoftë se ke ardh për tu marr me mu, unë ta tregoj vendin.

Noka: Ka ik ajo kohë Spartak, s’ka bir nëne të më tregojë mua vendin, jo ti po asnjë s’ma tregon vendin.

Braho: Pyetjet e tua janë kurthe procedurale.

Noka: Kur ndërhytë ne 2014 ju thate se e çliruat ketë fshat. Sot pas një viti pame që kishte një bande te armatosur. A mos është thjesht show.

Braho: Nokës: Harron se kryetari i komunës ishte kryetar i PD. Në ven të thotë që ce bëri ky kryetar komune.

Noka: Kryetari i komunës në rast se do kishte probleme me ligji do përgjigje, po ai s’ka probleme me ligjin. Për ty çdo opozitar ka probleme se ti je mësuar me sistem një partiak.

Braho: Dëgjo Spartakun mos e hap më këtë histori sepse unë e pata fatin ashtu se edhe ti se në ‘88 ke qene i vogël po mos i hapim letrat se shumë nga këta që ke ti në kahë kanë qenë pjesë e kanë bashkëpunuar me Sigurimin.

Noka: Po unë atë dua që ta hapësh, hapi, hapi, se edhe kur u bë ligji i dosjeve unë këtë desha dhe ta shohim pastaj deri ku shkon kjo punë. Po ti ke qenë hetues mor Spartak.

  1. Rakipi pa mikrofon: Po lëreni tani… te mbarojmë punë e të ikim.

Tahiri, Nokës: Nuk dua të merrem me të, keni qenë ministër i Brendshëm dhe nuk di si ju zinte karrigia kur ju kalonte nën hundë një karvan i tërë me lëndë narkotike që mbillej dhe trafikohej në çdo vend të botës. Nëse karrigia të mban, ajo dje nuk di si të mbante, kërkoni falje se nuk keni bërë punën si ministër që ju jepnin rrogën.

Noka: Merru me sqarimin, kur është bërë Shqipëria tmerri i Evropës në kohën time, apo taten, ma sqaro.

Braho: Ruaj qetësinë.

Tahiri: Juve mbi të gjitha ju bëra një nder njerëzor unë dhe kjo qeveri, ju shpëtoi nga droga në rrugët e Tiranës dhe botës dhe nder politik se tani shkoni në atë fshat për të bërë politik pa premtime për t’i lejuar që të mbillni drogë, heshtni këtu, kërkoni falje për shkak të paaftësisë.

Noka: Jeni gënjeshtar, vete e ke thënë.

Tahiri: Nëse vendi ka qenë më mirë kur shefi i vërtetë yti ka qenë kryeministër dhe Lazarati ishte hambar i paimagjinueshëm droge e parash kriminaliteti, nuk besoj, vendi është më mirë sot.

Noka: Nuk më intereson ca beson ti, bëra një pyetje, kthe përgjigje, në fund bëj komente.

Braho: Noka, je deputet i vjetër dhe e di shumë mirë që kur shkel rregulloren ka dhe masa komisioni, mos më detyro. Lëre të flasë.

Shkëlqim Selami: Duhet të parandalojmë 5:minuçin e shqiptarëve. Duke e pasur armën legeni ose legenat e kupton inkriminon edhe një njeri të ndershëm. Duhet një ligj që të pastrojmë nga armët luftarake qytetarët. Te droga nuk kemi bërë asgjë se kemi bllokuar Lazaratin. Ne duhet të çoshim punë atje, të hapnin ndërmarrje, për ti dhënë punë asaj zone. S’kemi bërë asgjë me heqjen e drogës, ca ke bërë me heqjen e drogës. Kemi një pjesë të qytetarëve që i ke kontingjentin droge. Ne duhet të minimizojmë elementët dhe jo ti shtojmë.

Noka: Këtu nuk u fol për ngjarjen e Lazaratit se na qeka sekret hetimor. Këtu na vjen ministri si krenarist dhe nuk thotë asgjë po vetëm bën show.

Braho: Më mirë krenarist se kanabist.

Noka: Po ju them edhe një gjë tjetër, banda e cila dyshohet se ka vrarë oficerin RENEA-s i ka vënë tritol kryetarit të PD-së Gjirokastër dhe kjo është mbajt e fshehur se është përpjekur nga ana juaj që të hidhet në opinion si një bandë e lidhur me opozitën. Ndërkohë që është një bandë që ka qenë aktive pro jush, është bandë e lidhur me pushtetin. Ka një vendim gjykate të 25 prill ku i shpall në kërkim zotërinjtë të dyshuar si fajtorë po ata shëtisin lirshëm në Lazarat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here