Vendimmarrjet në mbledhje/ KQZ rrëzon pavlefshmërinë dhe rinumërimin në Këlcyrë, sot beteja e zjarrtë për Vorën

0
124

Gëzim Saliu

mbledhje e kqzDebatet për Këlcyrën, Zguri: Si nuk u quaka problem tjetërsimi i votës, edhe pse mund të jenë dy apo tri të tilla? KQZ rrëzon edhe kërkesën për anulimin e zgjedhjeve në Pukë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje ankesat e kandidatit të pavarur për Këlcyrën Bujar Fezga për pavlefshmëri dhe rinumërim të votave në këtë njësi vendore. Në mbledhjen e KQZ-së kjo temë hasi diskutime dhe debate të gjera mes palëve, pasi PD, e cila mbështeti kandidatin e pavarur në zgjedhje buri theksin tek rëndësia e marrjes parasysh të provave që sipas opozitës flasin për tjetërsim të votës dhe manipulime në lista. Por ndërsa juristët e PS në institucionin më të lartë zgjedhor i injoruan këto fakte duke nënvizuar se edhe nëse ato do merren parasysh votat për të cilat flet kandidati sipas tyre nuk mund të ndikojnë në rezultatin final. Por kjo logji9kë e përdoru edhe nga nënkryetari i KQZ-së Denar Biba, nuk është mirëpritur aspak nga anëtari tjetër i këtij Komisioni, Klement Zguri, i cili ka vënë theksin tek problematika e tjetërsimit të votës. “Pavarësisht sa janë 1 apo 4, po si u votuaka në emër të atyre që s’janë se dëgjova këtu në tavolinë se edhe sikur të merren parasysh ato vota nuk ndikojnë në rezultat. Po ky është manipulim i pastër, pavarësisht se sa është numri, si mund të pranojmë ne që disa votojnë në emër të disave që s’janë fare në zonë”, – tha ai. Në të njëjtën linjë me Zgurin ishte edhe anëtari tjetër i KQZ-së Hysen Osmanaj i cili në arsyetimin e tij theksoi: “Procesi në Këlcyrë është me defekte. Listat e zgjedhësve dhe kontestimet duhej ti merreshin parasysh kandidatit te pavarur”. Pavarësisht këtyre qëndrimeve, KQZ me votat e anëtarëve të propozuar nga shumica si edhe të kryetares Luzi vendosi të rrëzojë kërkesën e kandidatit të pavarura Fezga. Po ashtu KQZ më parë rrëzoi edhe kërkesën për anulimin e zgjedhjeve në Pukë, e kërkuar nga PDS dhe PKD. Përfaqësuesit e partisë Demokracia Sociale dhe Partia Kristian-Demokratike e Shqipërisë për këtë bashki deklaruan para anëtarëve të Komisionit Zgjedhor se kërkojnë anulimin e zgjedhjeve, pasi ka pasur probleme në KZAZ nr. 7. “Kur një subjekt politik nuk ka komisioner dhe as vëzhgues. Tabela përmbledhëse nuk ka pasur asnjë dokumentacion. Në KZAZ nr. 7 nuk është vënë në përdorim asnjë tabelë përmbledhëse. Duhet të mbajnë përgjegjësi shkelësit për këto parregullsie. Kërkoj shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, pasi nuk ka pasur probleme”, – tha një nga ankimuesit. Këto fakte i mbështeti dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso. “Ne i mbështesim këto kërkesa, pasi janë probleme reale. Ja lëmë në dorë KQZ vendimin”, – pohoi ai. Ndërkohë, pas bërjes publike të fakteve që disponohen nga ana e opozitës për Bashkinë e Pukës, anëtarët e KQZ vendosën që t’i quanin ato kërkesa të pavlefshme për të quajtur zgjedhjet e pavlefshme.

 

Rafti i Vorës

Ndërsa diskutimet për Pukën fillimisht dhe më pas për Këlcyrën zgjatën si në mbledhjen e paradites ashtu edhe në atë të pasdites, KQZ vendosi që të shtyjë për ditën e sotme shqyrtimin e animimit të LSI-së për zgjedhjet në bashkinë e Vorës. Lëvizja Socialiste për Integrim ankimoi dy ditë më parë në KQZ rezultatin e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Vorës që nxori fitues për të katërtin mandat Fiqiri Ismailin. Në kërkesën ankimore pretendohet se humbja e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Luan Sallaku, lidhet me listat fiktive të zgjedhësve në këtë bashki ku përmes dokumenteve përkatëse kjo forcë pretendon se vërteton regjistrimin e 587 votuesve në mënyrë të paligjshme.

 

Debati për Këlcyrën në KQZ

Ivi Kaso: 200 firma të tjetërsuara në Këlcyrë, gjenden në listat e zgjedhësve. Ne këtë po kërkojmë verifikim e listave

Eridian Salianji: Po ç’janë këto broçkulla o Ivi, këtu bëhet fjalë vetëm për një të vdekur..

  1. Kaso: Po kërkoj vetëm të di cili është vendimi do i merrni parasysh provat apo jo…

Lefterie Luzi: Ti flet pa mbarim e nuk dëgjon. Provat i morëm.

  1. Kaso: Do e merrni apo jo parasysh provën, ose te paktën rrezojeni. Administroni listën
  2. Luzi: E hedhim ne votim, rrezohet.
  3. Kaso: Po kush votoi kundër ktu…

E.Salianji: kandidati i pavarur ka qenë në mbështetje totale ndaj kandidatit te pavarur. Janë vetëm 5 flete, një i vdekur dhe 4 emigrante. Kjo behet për te bere pis procesin

  1. Osmanaj: Procesi ne Këlcyrë është me defekte. Listat e zgjedhësve dhe kontestimet duhej ti merreshin parasysh kandidatit te pavarur
  2. Veleshnja: Te kontestimet e 30 fletëve mungonte njëra vule dhe është e drejte qe nuk u morën parasysh
  3. Biba: Pretendimi i ankuesit nuk është i mbështetur ne fakte
  4. Zguri: pavarësisht sa janë 1 apo 4, po si u votuaka në emër te atyre qe s’janë. Po ky është manipulim i pastër, pavarësisht se sa është numri. KQZ rrezon kërkesën me 4 vota pro, 3 kundër nga te djathtët.

 

Ambasadori gjerman/ Hoffman: Korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë po largojnë investitorët, e di edhe Merkel

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman deklaroi dje se niveli i lartë i korrupsionit dhe mosgjetja e drejtësisë, janë kthyer në problem për investitorët e huaj të cilët në shumë raste mendojnë largimin. Në mesazhin e dhënë në tryezën e konsultimit publik të reformës në drejtësi, Hoffman theksoi se në dijeni të këtij shqetësimi është dhe kancelarja Merkel. “Nuk janë vetëm autoritetet në vend, por dhe përvoja ime si Ambasador apo komuniteti i biznesit qe janë te pakënaqur shumë me situatën. Unë takoj sipërmarrës të mëdhenj gjerman në Shqipëri që më flasin për korrupsion. Kjo pengon investimet e mëdha, nuk kanë garanci për investimet e tyre dhe në shumë raste shprehen të gatshëm për tu tërhequr nga vendi. Kancelarja Merkel kur u takua me Kryeministrin, problemin e drejtësisë e vendosi ne qendër të bisedës së saj. Ndaj kohët e fundit në jemi fokusuar shumë në këtë problematikë”, – theksoi ai. Nga ana tjetër ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning, i pranishëm në konsultimin publik, e vuri theksin tek efiçenca e sistemit të drejtësisë.

 

Ceremonia e 239-vjetorit të Pavarësisë së SHBA, politika edhe në festë e ndarë

Ambasadës Amerikane në Tiranë festoi dje në Pallatin e Brigadave përmes pritjes tradicionale 239-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë festë, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit. ambasadori Donald Lu në fjalën e tij vuri theksin tek njerëzit me aftësi të kufizuara, pasi këtë vit festohet edhe 25-vjetori i ligjit për amerikanët me aftësi të kufizuara. Ndërkaq ky event i përvitshëm i Ambasadës Amerikane shërbeu për të mbledhur së bashku jo vetëm miqtë e Shteteve të Bashkuara, por edhe aktorët e politikës shqiptare.  Por edhe në këtë rast politika sërish nuk shmangu dot klimën e  tensionit që ekziston mes palëve, pasi nuk u pa asnjë shtrëngim duarsh prej krerëve të partive kundërshtare. Kështu kreu i opozitës dhe kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte shumë afër me pasardhësin e tij Erion Veliaj, por mungoi një shtrëngim duarsh mes tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here