AKP/ Korigjohen provimet me zgjedhje, gati notat për 45 mijë maturantë

0
156

Korigjohen provimet me zgjedhje, gati notat për 45 mijë maturantëRritet numri I ngelësve. Mbi 50% e maturantëve me nota mbi 7

Ka përfunduar korigjimi I provimeve me zgjedhje për të gjithë maturantët. Nga të dhënat paraprake që jep Agjenisa Kombëtare e Provimeve bëhet e ditur se pjesa më e madhe maturantëve kanë marrë mbi notën 7, ndërsa ka një pjesë të lartë të atyre që janë vlerësuar, ngelës. Notat do të publikohen nga Ministria e Arsimit. Më notat e provimeve me zgjedhje mbyllet procesi I testimit në maturën shtetërore. Mënjeherë më pas do të publikohet formulari  A2. Fillimisht, maturanti duhet të njihet me listën e plotë të programeve të studimit që ofrohen nga IPAL-të për vitin akademik 2015 – 2016, kuotat e miratuara me VKM për çdo program studimi të të gjitha IPAL-ve dhe pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në vitin e kaluar akademik. Në këtë mënyrë, pasi njihet me listën e programeve të studimit, secili maturant duhet të bëjë një listë fillimisht me më shumë se 10 programe studimi, ku dëshiron të studiojë, në cilindo universitet të Shqipërisë.

 

Formula

Formula për llogaritjen e pikëve të grumbulluar nga maturanti/kandidati pas përfundimit të provimeve të maturës shtetërore është: {[26 x M + 20 x (D1 + D2)] x K + 17 x (Z1 x F1 + Z2 x F2)} x 5 . Formula nr. 1 ku D1, D2, M, Z1, Z2 janë respektivisht notat e shkallëzuara me dy shifra pas presjes dhjetore të provimit D1 (gjuhë–letërsi), D2 (matematikë), mesatares së shkollës, lënda e parë dhe lënda e dytë me zgjedhje. K-është koeficienti i profilit të shkollës. Për secilën lloj shkolle, IPAL-të propozojnë koeficientin përkatës në varësi nga profili dhe drejtimi i shkollës së mesme. E thënë në mënyrë më të thjeshtë fakultetet për programet e studimit me drejtim shkencor, preferojnë maturantët me më shumë prirje dhe përgatitje në shkencat ekzakte dhe për gjimnazet propozojnë koeficientë më të lartë. E gjitha kjo bëhet që fakultetet të thithin kontigjentet e përgatitura më mirë në drejtimin e kërkuar nga programet e studimit që ofrojnë. Informacionin e plotë për këta koeficientë të propozuar nga IPAL-të dhe të miratuara nga MAS, çdo maturant kandidat mund ta gjejë në linket: ëëë.arsimi.gov.al dhe ëëë.akp.gov.a.  F1, F2-janë koeficientët e lëndëve me zgjedhje, që gjithashtu propozohen nga IPAL-të mbi bazën e të njëjtit arsyetim. Edhe në informacionin e plotë për këta koeficientë të propozuar nga IPAL-të dhe të miratuara nga MAS, çdo maturant kandidat mund ta gjejë tek të njëjtët linke. Për rastet kur maturantët/kandidatët kërkojnë të studiojnë në programet e studimit, që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, si p.sh. Edukimi Fizik dhe Sporte pranë Universitetit të Elbasanit dhe të Shkodrës, dy programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Sporteve Tiranë, të gjitha programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Arteve Tiranë, si dhe programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës etj., formula e llogaritjes së pikëve merr në konsideratë edhe rezultatet e konkurseve sipas peshës së tyre.

 

Libri I transparencës

Libri I Transparencës do të publikohet pas plotësimit të formularit A2. Në këtë libër maturantët do të gjejnë pikët për ccdo degë që kanë zgjedhur dhe notat e të gjithë provimeve, atyre të detyruara dhe me zgjedhje. Ndërkohë Ministria e Arsimit është duke hartuar kuotat për vitin akademik 2015-2016.

 

Flukset/ Tirana në emergjencë për kopshte e shkolla të reja, regjistrimet deri në 7 korrik

Një numër i madh fëmijësh rezulton të jenë regjistruar vetëm brenda një jave nga hapja e regjistrimeve paraprake për fëmijët në kopshte dhe në klasën e parë në Tiranë. Regjistrimet paraprake u hapën më 25 qershor dhe kanë afat deri më 7 korrik ku prindërit mund të regjistrojnë fëmijët por regjistrimi do të vijojë edhe në shtator kur fillon edhe procesi mësimor. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Tiranës, Arjola Byzyka deklaron se ky regjistrim paraprak u jep të dhënat se cila është nevoja për edukatore dhe mësuese si dhe ndarja në grupe e fëmijëve. “Momentet me të vrullshme të regjistrimit janë qershori dhe shtatori ku në përcaktojmë numrin e fëmijëve në grupe si dhe edukatoret dhe mësueset. Në kopshte deri tani kemi një numër të madh fëmijësh të regjistruar ata vijnë direkt nga çerdhet ose jo.”, pohoi Arjola Byzyka. Por edhe këtë vit kërkesa është më e madhe se oferta ndaj mbipopullimit si në shkollë edhe në kopshte sidomos në qendër të Tiranës nuk mund të shmanget.“Nuk kemi pasur ndërtimin e kopshteve të reja njësojshmërinë e kemi pasur të madhe, nuk kemi pasur shtesa por janë përmirësuar kushtet, rikonstruksioni ka vendosur ngrohjen dhe kushte më të mira të godinës por nuk ushtuan mjediset dhe kjo mungesë sjellë mbipopullim dhe numër të madh të fëmijëve nëpër grupe dhe kërkesa e prindërve për të qenë fëmijë pjesë e kopshteve publikë është shumë e madhe”, deklaroi më tej Byzyka. Madje situate shkon deri aty sa disa shkolla në qendër e kanë të pamundur të nisin vitin shkollor për shkak të kërkesave. “Disa shkolla në Tiranë e kanë të pamundur fillimin e vitit shkollor për shkak të kërkesave të shumta dhe të kërkesave për të hapur klasa të reja, kemi shkolla që ka mbi 30 fëmijë në klasë. Dhe kjo vetëm nga kërkesa e prindërve, ky është gjykimi i tyre. Problematika më e madhe është në qendër, në kopshtet dhe shkollat e saj”, theksoi Byzyka. Por cfarë ju duhet prindërve për të regjistruar fëmijët në shkolla dhe kopështe. “Dokumentacioni është i thjeshtë, ju duhet certifikatë lindje, raportin mjekësor për vaksinat dhe vërtetimin banor lagje”, tha Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore i bën thirrje prindërve që të shmangin paragjykimet për shkollat pak më larg qendrës së Tiranës pasi ajo i siguron ata se edhe atje shërbimi dhe cilësia e mësimdhënies mbetet maksimale.

 

30 qershor/ Pelegrinazh në Martanesh, mijëra besimtarë bektashinj ngjiten në vendin e shenjtë

I kthyer tashmë në një traditë, pelegrinazhi i përvitshëm në Martanesh ka tërhequr vëmendjen e mijëra personave edhe këtë herë. Bëhet fjalë për mijëra besimtarë bektashinj nga e gjithë Shqipëria që vizituan vendin e quajtur Ballëm Sulltan, të komunës Martanesh në Bulqizë, ku është zhvilluar pelegrinazhi. Ata u ngjitën drejt vendit të shenjtë, ku ndezën qirinj dhe bënë lutjet, për të vijuar më pas me tregime mbi historinë e Ballëm Sulltanit. Në këtë ceremoni morën pjesë shumë baballarë të Tyrbeve nga i gjithë vendi, si dhe autoritete të pushtetit qendror e vendor. Në fjalën e tij, Babai i Teqesë së Martaneshit, Hysni Shehu vlerësoi Teqenë e Ballëm Sulltanit që sipas tij ka vlera të mëdha historike, sikurse vetë themeluesi i saj, një figurë reformatore. Festa ka vijuar më tej me aktivitete të larmishme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here