Ibrahim Basha  do përcillet në banesën e fundit me nderimet më të larta shtetërore

0
144

Ibrahim BashaTeksa  pritet të shpallet Dëshmor i Kombit, qeveria ka organizuar homazhe në Pallatin e Brigadave, ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Ceremonia që nis në orën 14:00, do të paraprihet me një tjetër cermeoni fetare në xhaminë e Ethem Beut në kryeqytet, pasi 31-vjeçari ka qenë një besimtar musliman. Edhe mesazhi i tij i fundit në Facebook ka qenë pikërisht në ditën e nisjes së muajit të Ramazanit, ku i uronte gjithë besimtarët një agjërim të mbarë.

Pas ritualit në xhami, trupi i efektivit të RENEA-s do të vendoset në ambjentet e Pallatit të Brigadave ku edhe do të kryhen homazhet.

Në orën, 16:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e lamtumirës, më pas  Ibrahim Basha do  prehet në Varrezat e Dëshmorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here