Zgjedhjet lokale/ “Asnjë incident gjatë ditës së votimeve, vetëm 2 persona u vunë në pranga”

0
117

Artan Cena

Saimir Tahiri2Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi gjatë një konference dje se nuk kishte asnjë ngjarje të rëndë. Për të, këto ishin zgjedhjet më të mira dhe më të lira në historinë e Shqipërisë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cilësoi zgjedhjet e 21 qershorit si më të mirat e 25 viteve të fundit. Për mbarëvajtjen e tyre, ai falënderoi edhe përfaqësuesit e opozitës, ku vetë Tahiri ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me ta. Por falë edhe vullnetit institucional për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, më shumë sesa rezultatin e garës. “Këto janë zgjedhjet më të mira të 25 viteve të fundit, pa asnjë incident dhe asnjë akt dhune apo akt problematik që mund të cenonte vullnetin e qytetarëve”, – tha Tahiri. Si të tilla, janë dëshmia më e qartë se kur vullneti i institucioneve shkon në shërbim të qytetarëve pa dallim partiak, në shërbim të demokracisë dhe shtetit ligjor e jo në shërbim të interesave të ngushta partiake, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë tërësisht të mundura. Për garantimin e procesit te rregullt të këtyre zgjedhjeve dhe mospasjen e incidenteve, ministri Tahiri përveç strukturave të policisë, falënderoi edhe përfaqësuesit e opozitës.

 

Asnjë incident

Gjatë konferencës për median, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se këto janë zgjedhjet më të mira të arritura ndonjëherë në 25 vitet e fundit. “Fituesit më të parë, fituesit e vërtetë më shumë sesa fituesit e çdo gare elektorale, janë vetë qytetarët. Është demokracia dhe shteti ligjor, që pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk hedhin dot kurrë rrënjë të shëndosha. Këto janë zgjedhjet më të mira të 25 viteve të fundit, pa asnjë incident dhe asnjë akt dhune apo akt problematik që mund të cenonte vullnetin e qytetarëve. Si të tilla, janë dëshmia më e qartë se kur vullneti i institucioneve shkon në shërbim të qytetarëve pa dallim partiak, në shërbim të demokracisë dhe shtetit ligjor e jo në shërbim të interesave të ngushta partiake, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë tërësisht të mundura”, – tha Tahiri. Sipas tij, “këtë të diel, fituan zgjedhjet e lira e të ndershme, fitoi demokracia dhe shteti ligjor, ndaj fitues nuk është vetëm fituesi i çdo gare në të 61 bashkitë, por kanë fituar të gjithë”.

 

Puna e policisë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka falënderuar punën e policisë dhe faktin se nuk kishte asnjë incident, para gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve dhe ditëve të numërimit të votave. “Dua të falënderoj drejtorin e Policisë, drejtuesit e Policisë në qendër e në çdo qark e bashki, por mbi të gjitha të falënderoj mbi 7.000 punonjësit e Policisë së Shtetit në çdo cep të Shqipërisë, që u shërbyen qytetarëve dhe kontribuuan bashkë me ta, për të arritur standardet më të larta zgjedhore në këto 25 vitet e fundit”, – tha Tahiri. Sipas tij, Ministria e Brendshme u angazhua intensivisht që në fazë përgatitore për këtë proces zgjedhor. “Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u angazhua në kohë, për përmirësimin dhe përditësimin e listave të zgjedhësve. U përmbushën në kohë rekord adaptimet e nevojshme në sistemin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, në zbatim të ndryshimeve ligjore”.

 

Ndalimet në ditën e zgjedhjeve

Gjatë ditës së zgjedhjeve janë regjistruar vetëm 2 procedime penale, një prej të cilëve është nisur kryesisht nga policia, tha Tahiri. Sipas tij, të dyja këto raste janë duke u hetuar nën drejtimin e Prokurorisë dhe përgjegjësit do të përballen me ligjin. Gjithashtu janë arrestuar edhe 2 persona për vepra penale që lidhen me zgjedhjet, si dhe 8 ndiqen në gjendje të lirë.

Policia kishte marrë të gjitha masat dhe iu përgjigj në 5 raste, kërkesave nga Komisionet e Qendrave të Votimit, apo Komisionet Zonale, për të rivendosur rendin në ato njësi të administrimit të votave, kjo jo për shkelje të ligjit por për radhë masive votuesish në QV. “Dua të konfirmoj vullnetin e Policisë së Shtetit për të çuar përpara, në bashkëpunim me Prokurorinë, çdo hetim të nisur kryesisht apo nëpërmjet kallëzimit të shtetasve, për akuza që kanë të bëjnë me blerjen e votës. Shpejt pritet të kemi rezultate për këto hetime, duke ndëshkuar çdo përpjekje për shtrembërimin e vullnetit të zgjedhësve”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë konferencës për median, ku foli për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

 

Tahiri: Falënderime për opozitën

 Ky është suksesi i vërtetë, por mbi të gjitha, ky është bazamenti më i mirë për të ndërtuar standarde të konsoliduara demokratike për zgjedhje tërësisht të lira e të ndershme në të ardhmen. Kjo është një rrugë pa kthim, një standard që nuk mund të kthehet dot pas, por mund vetëm të përmirësohet. Dua të falënderoj të gjithë kandidatët dhe përfaqësuesit e partive politike të të gjitha partive politike, veçanërisht të PD-së dhe opozitës, me të cilët kontaktova intensivisht para dhe gjatë procesit zgjedhor, për të garantuar një proces plotësisht të rregullt zgjedhor. Bashkë me përfaqësuesit e opozitës me të cilët pata rastin të komunikoja intensivisht gjatë procesit zgjedhor, dëshmuam se na ndajnë partitë, por kur na bën bashkë vullneti për zgjedhje të lira e të ndershme, respektimi i zërit të qytetarëve nëpërmjet votës është tërësisht i mundur.

 

Ndërhyn të ndajë sherrin, qëllon me thikë burrë e grua

 Një burrë dhe bashkëshortja e tij janë plagosur me thikë, kurse autori i ngjarjes, një burrë në moshë të thyer, është larguar në drejtim të paditur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Lepurush të rrethit Shkodër, pasditen e djeshme, informojnë burime zyrtare nga blutë e këtij qyteti. Sipas policisë, autor i ngjarjes është 86-vjeçari me inicialet I. N., banues në fshatin Lepurush, për motive të dobëta ka plagosur rëndë me thikë 56-vjeçarin me inicialet B. K.

Sipas rrëfimit të bashkëshortes së 56-vjeçarit, në momentin e konfliktit të burrit të saj me agresorin, ajo ka ndërhyrë për të pushur sherrin. Në këto kushte, 86-vjeçari nuk ka nguruar të qëlloj me thikë edhe gruan, duke e lënë të plagosur 50-vjeçaren me inicialet L. K. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndërhyrje mjekësore. Mësohet se në gjendje të rëndë është burri 56 vjeçar, por jashtë rrezikut për jetën. Kurse gruaja e tij, ishte plagosur më lehtë. Seksioni kundër krimeve ndaj personit tha se filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e 86­ vjeçarit që nuk dihet se ku është larguar. Ndërsa, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën u krye plagosja e dyfishtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here