Vrasja në Elbasan/ Konflikti për një vend pune, i riu masakron me thikë Lleshanakun

0
152

 

 Artan Cena

Vrasja në Elbasan Mëngjesin e djeshëm, Agron Lleshanaku ka humbur jetën pasi ishte qëlluar 5 herë me thikë. Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të këtij krimi, 27-vjeçarin Mariglen Brahja

Një person është vrarë më thikë në Elbasan, pas një konflikti që kishte të bënte me një vend pune. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në lagjen “Sul Papri”, pranë Stacionit të Trenit në vendin që njihet si ish-thertorja. Nga hetimet e policisë është mësuar se motivi ka qenë një vend pune në fabrikën e çimentos. Agron Lleshanaku, 41 vjeç, pasi është qëlluar me thikë, 5 herë, 3 herë në këmbën e djathtë, njëherë në qafë dhe njëherë në kraharor është dërguar me shpejtësi në urgjencën e spitalit.  Por ai nuk mundur që tu mbijetoje plagëve të marra. Sipas policisë, brenda një kohe të shkurtër është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë. Ai është Mariglen Brahja, 27 vjeç. I riu nga Elbasani është vënë në pranga disa orë më vonë, rreth mesditës në Tepelenë, ndërsa ishte duke ikur drejt Gjirokastrës me qëllim që të kalonte kufirin për në Greqi dhe që të mos vihej në pranga. Arrestimi i tij është bërë i mundur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e oficerëve të Krimeve të Rënda në Policinë e Elbasanit.

 

Vrasja me thikë

Një 41-vjeçar nga Elbasani që punonte si efektiv sigurie ne një kompani privatë është vrarë me thikë nga ish-kolegu i tij, i cili e akuzonte se kishte ndikuar për ta larguar nga puna. Agron Lleshanaku baba i dy fëmijëve ka qenë duke shkuar në punë rreth orës 7:00 të mëngjesit të djeshëm kur është përballur me ish-kolegun e tij 27-vjeçarin Mariglen Brahja. Ky i fundit pas një debati e ka qëlluar me thikë në këmbë, kraharor dhe në fyt duke i shkaktuar plagë të rënda. 41-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e gjakderdhjes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kryqëzimit Cërrikut në zonën e njohur si “Thertorja”. Shërbimet e policisë, në një hark kohor të shkurtër bënë të mundur identifikimin në kohë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë. Vetëm pak orë pas krimit 27-vjeçari, Mariglen Brahja është prangosur nga forcat e policisë së Tepelenës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ishte nisur drejt Greqisë për t’iu larguar drejtësisë shqiptare.  Mësohet se autori i krimit fajësonte 41-vjeçarin për largimin e tij nga puna, ndërsa burime pranë policisë thanë se viktima dhe autori kishin edhe konflikt për zonat ku mblidhnin skrap dhe hekurishte të tjera.

 

Arrestimi i autorit

Autori i dyshuar i vrasjes është Mariglen Braja, i cili u shpall menjëherë në kërkim nga policia. Vetëm pas disa orësh u bë e mundur prangosja e tij, në Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Lektit, teksa tentonte të largohej drejt shtetit fqinj, Greqisë. Sipas të dhënave hetimore, dyshohet se autori bashkë me viktimën janë konfliktuar mbrëmjen e dy ditëve më parë duke pirë në një lokal, për një vend pune 500 metra pranë thertores. Nga inati, autori, ka mbajtur mend orarin qe viktima shkonte ne pune dhe i ka zënë prite dhe i ka prerë fytin me thike ne mënyrë makabre. Policia saktësoi se viktima rreth orës 07:00 të mëngjesit është gjetur i pajetë. “Shtetasi Agron Lleshanaku kishte ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me mjete të

mprehta”, – thuhet zyrtarisht. Mësohet se shtetasit e përfshirë në konflikt janë romë. Sakaq, autori i dyshuar i ngjarjes është vënë në pranga në Tepelenë.

 

Tiranë-Laç, tri raste dhune në familje, prangosen të dyshuarit

Rastet e dhunës në familje raportohen çdo ditë nga policia. Në Mamurras një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pas kallëzimit të vëllait të tij për dhunë, ndërsa në kryeqytet janë shënuar dy raste të tilla. Besnik Kalaj, nga Mamurrasi, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj vëllait të tij, T. Kalaj, 29 vjeç. Sipas policisë, së fundmi ai e kishte goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Dy raste të tjera janë shënuar në Tiranë. Në të parin, vëllai ushtronte dhunë ndaj motrës së tij dhe policia tashmë ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për 50-vjeçaren F. B.. Në të dytin, një 41-vjeçar ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, për të cilën policia ka lëshuar urdhër mbrojtjeje.

 

Rrezikonin mbytjen, policia kufitare shpëton 5 të rinj nga Kosova

 Policia kufitare ka shpëtuar nga butja një varkë me pesë persona në vendin e quajtur “Apollonia”. Pas lajmërimit, menjëherë në vendngjarje shkoi mjeti lundrues BP-17 i policisë kufitare me ku konstatoi se kemi të bëjmë me një mjet lundrues me pedale. Nga ndërhyrja u bë e mundur që të nxirren në breg pa pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa mjeti lundrues u fundos në det. Policia Kufitare ka  kontaktuar edhe një herë me pronarët e mjeteve lundruese turistike që të respektojnë rreptësisht rregullat e sigurimit teknik të këtyre mjeteve si dhe distancat e lundrimit . Gjatë aksionit janë shpëtuar: A. M., 19 vjeçe, V. S., 22 vjeç, Ç. M., 17 vjeç, I.  S., 16 vjeç,  Q. M., 14 vjeç, të gjithë banuese në Ferizaj, Kosovë.

 

Pranga të riut, qëlloi me armë për të vrarë pas një sherri

 Një 27-vjeçar, banor i fshatit Podgorie në Komunën Vreshtas në Korçë është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës për vrasje. I arrestuari është Roland Adri, i cili ditën e djeshme, rreth orës 10:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në drejtim të E. D., 29 vjeç me armë zjarri tip “Pushkë” model 63, me 11 fishekë brenda. Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dy gëzhoja dhe një predhë municioni luftarak, model 56 kalibri 7.62 milimetra. Materialet i kaluan Prokurorisë  të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Masakrohet studenti shqiptar, trupi i gjendet i copëtuar në një çantë

 Xhuliano B., një student shqiptar i cili jetonte prej 4 vitesh në Bruksel, është masakruar në mënyrë makabre, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur i gjymtuar dhe pa kokë në periferi i hedhur në një kosh mbeturinash pranë parkut të Vemel. Trupi i 22-vjeçarit, student për Drejtësi dhe Kriminalistikë në një universitet në Bruskel, u zbulua më 9 qershor nga disa punonjës të bashkisë Jette i mbështjellë në një çantë të zezë në kosh. Trupit të të riut shqiptar i mungonte koka, parakrahu dhe pjesa e poshtme e këmbëve, ndërsa identifikimi i tij u bë të mërkurën nga familjarët të cilët mbërritën në Bruksel pas ngjarjes tragjike. Gazeta belge “La Capitale”, raporton se familjarët fillimisht refuzuan të pranojnë vdekjen e djalit të tyre duke thënë se Xhuliano është parë i gjallë edhe pas ngjarjes. Por, hetuesit besojnë se tatuazhi që djali kishte në trup është shenjë identifikuese. Ende nuk ka autor të arrestuar për këtë ngjarje apo një pistë konkrete hetimi, por hetuesit belg flasin se Xhuliano nuk ishte i panjohur për drejtësinë ku ishte dënuar me 30 muaj burg. Kjo pasi kur ishte 18 vjeç ka goditur një nga shokët e klasës me shkop bejsbolli, ndërsa në vitin 2014 është arrestuar për trafikim të lëndës narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here