AKKP/ Rinisin aplikimet, ja dokumentat që u duhen pronarëve për të marrë kompesimin

0
141

“Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë më datë 19 qershor 2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat”

kompesimin e pronaveNga dita e sotme do të nisin pranimet e kërkesave të pronarëve për të marrë kompesimin nga ndërtimet informale. Ky është vendimi që ka marrë Agjensia për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave, ku ka përcaktuar dhe dokumentat që duhen të dorëzohen. “Në mbështetje dhe në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”,i ndryshuar, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronareve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.449, datë 27.05.2015 “Për shpërblimin e pronareve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”. Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë më datë 19 / 06 / 2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat” , – thuhet në një njoftim të AKKP-s.

 

Vendimi

“AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.449, datë 27.05.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI-t. AKKP ka ngritur grupin e punës i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Të gjithë subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adrese Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 09:00 — 12:00. Të dhënat e subjekteve përfituesja në të evidentuara në listën që i bashkëlidhet VKM Nr.449, datë 27.05.2015 “Për shpërblimin e pronareve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, ku përcaktohet shpërblimi i pronareve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekë dhe gjitha shtu të hapin në emër dhe për llogaritë tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë”,  -thekëson Agjensia për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave.

 

Dokumentat

Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:

-Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave;

-Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi (në rast se subjekti përfitues ka vdekur).

-Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.

-Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës.

-Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.

-Çertifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit

-Mandat pagesën për shumën 2 000 lekë për çdo aplikim të veçantë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

 

Kalendari/ Nis muaji i Ramazanit, Brucaj: Agjërim të lethtë

Nga mëngjesi i djeshëm ka nisur muaji i Ramazanit. Kreu i Komunitetit Musliman Skënder Brucaj ka uruar të gjithë besimtarët për një agjërim sa më të lethtë e të pranuar. “Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Agjërim të lehtë e të pranuar. Agjërimi është një institucion moralo­ shpirtëror, që zhvillon te njeriu ndjenja të tilla si: mëshirën, dhembshurinë, respektin ndaj tjetrit, bamirësinë dhe sinqeritetin, por, mbi të gjitha, na afron dhe na bën më shumë falënderues e mirënjohës ndaj Zotit tonë. Allahu i Gjithëmëshirshëm në këtë muaj hap dyert e mëshirës dhe mirësisë për të gjithë besimtarët, të cilët e kryejnë këtë adhurim me përkushtim e devotshmëri. Muaji Ramazanit është muaji i Kur’anit Fisnik, prandaj le të jetë ky muaj i bekuar, muaji i përkushtimit drejt kuptimit më të mirë të mesazhit hyjnor dhe përfaqësimit të vlerave tona islame. TË DASHUR BESIMTARË! Agjërimin ë këtë muaj na rikujton detyrimin që kemi kundrejt të gjitha shtresave të shoqërisë që kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen tonë. Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithë mëshirshmit. Prandaj, le të shërbejë ky muaj për faljen e mëkateve, për pranimin e lutjeve dhe adhurimeve, për maturimin e zemrave, për fisnikërimin e ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë. TË NDERUAR MOTRA DHE VËLLEZËR, në Shqipëri dhe jashtë saj, duke ju uruar edhe një herë përzemërsisht muajin e bekuar të Ramazanit, lus Allahun e Madhëruar, që t’ju japë ju dhe familjeve tuaja, shoqërisë dhe kombit tonë, begati e mirësi. Zoti ju bekoftë”,  -thuhej në mesazhin e kreut të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here