Baku 2015/ Boksieri shqiptar rezulton pozitiv ndaj testit antidoping

0
140

 

Rexhildo ZeneliRexhildo Zeneli ka rezultuar pozitiv ndaj testit, duke u përjashtuar nga kompeticioni

Dopingu u prish punë përsëri sportistëve në kompeticione. Sportisti i parë pozitiv i Baku 2015 është një shqiptar, boksieri Rexhildo Zeneli, që ka rezultuar pozitiv në testet e antidopingut siç bën të ditur gjermania Spiegel duke ju referuar Agjensisë Europiane të Antidopingut. Zeneli ka rezultuar pozitiv ndaj substancës Furosemide, e cila përdoret kryesisht në mjekësi për kurimin e problemeve kardiake. 19-vjeçari duhej të ngjitej në ring këtë të Premte për t’u ndeshur me bjellorusin Dzmitry Asanau në peshën e gjelit, por pas konstatimit pozitiv ai është përjashtuar menjëherë nga Lojërat. Pozitiviteti i Zenelit vjen në një moment jo të mirë, pasi gjatë Dhjetorit 3 peshëngritës shqiptarë rezultuan pozitiv në Botërorin e kësaj disipline, ndërkohë që deri tani në Baku paraqitjet e Shqipërisë kanë qenë zhgënjyese në Baku duke qenë një prej vendeve të pakta, që ende nuk ka arritur të fitojë një medalje. Ndërkohë dita e pestë e Baku 2015 sërish nuk ka sjellë medalje për Shqipërinë edhe pse mundësi Islam Islamaj ju afrua ndjeshëm fitimit të medaljes së bronztë. Për herë të parë Shqipëria dhe Kosova u sfiduan në një turne zyrtar në çfarëdo lloj sporti, me Islamaj që u përballë me kosovarin Kastriot Sedolli, në raundin e 1/8 të sportit të mundjes, për stilin e lirë. Islamaj fitoi pastër 5-0 duke siguruar kalimin në çerekfinale. Në takimin e dytë, Islamaj u ndesh me nënkampionin olimpik, gjeorgjianin Khinchegashvili, me të cilin humbi 4-0, por brutaliteti i shfaqur nga mundësi kundërshtar, bëri që Islamaj të avanconte më tej duke kaluar në gjysmëfinale, ku humbi 4-0 me gjermanin Ewald. Në ndeshjen për medaljen e bronztë Islamaj sërish nuk arriti të fitonte duke humbur 4-0 me moldavin Chirtoaca. Në sportin e mundjes, po në stilin e lirë pesha 74 kilogram Osman Hajdari u eliminua që në 1/8 pasi u mposht 4-0 nga polaku Brozowski. Që në raundin e parë u eliminua dhe boksieri shqiptar, Alban Beqiri, që u mund me pikë nga irlandezi Adam Nolan në ndeshjen e vlefshme për peshën Welter. Në sportin e taekuondosë për femra, Shqipëria u përfaqësua me Ada Demnerin në peshën 57 kilogram, me sportistin shqiptare që u mund 13-1 nga spanjollja Eva Gomez, ndërsa në 10 metra pistolete me ajër, Shqipëria u përfaqësua me qitësin Arben Kucana, që e mbylli garën në vendin e 29 mes 33 garuesve duke grumbulluar në total 569 pikë. Sa i përket Kosovës, dhe për të nuk ishte një ditë e suksesshme, me boksierin Naser Shala që u mund që në ndeshjen e parë me pikë nga francezi Hassan Amzile për peshën gjysmëwelter. Në mundje, të tre mundësit kosovar në garë u eliminuan që në raundin e 1/8, përfshi dhe Edon Shalën, vëllain e Egzon Shalës, që garon për Shqipërinë, dhe që mund të sjellë medaljen e parë kuqezi në këto lojëra këtë të enjte teksa do të garojë në peshën 125 kilogram.

 

 

Marota: Mandzukicc, zëvendësuesi perfekt i Tevezit

Drejtori i Juventus, Giuseppe Marotta, ka thënë se sulmuesi i Atletico Madridit, Mario Mandzukic, do të ishte zëvendësimi i duhur në rast të largimit të Carlos Tevez. Tevez e ka njoftuar klubin se dëshiron të kthehet këtë verë te klubi i tij i fëmijërisë, Boca Juniors, dhe drejtuesit e klubit tashmë kanë gjetur një zëvendësim për të. “Nëse Tevez do largohej, ne e kemi identifikuar Manduzkicin si zëvendësuesin e duhur për të”, ka thënë fillimisht Marotta. “Carlos ka dëshirë të rikthehet te Boca dhe në shtëpinë e tij në Argjentinë për ta përfunduar karrierën e tij të shkëlqyeshme”, – ka shtuar ai.

 

Empoli konfirmon largimin e Hysajt

Skuadra e Empolit e ka konfirmuar largimin e mbrojtësit shqiptar Elised Hysaj. Ai pritet të ndërrojë klubin, por jo edhe ligën. “Largim tjetër do të jetë edhe ai i Hysajt”, – ka thënë presidenti i klubit, Marselo Carli. Mbrojtësi shqiptar ka pasur paraqitje të mira gjatë gjithë edicionit me skuadrën e Empolit. Pas këtyre paraqitjeve lojtari kuqezi ka rënë në sytë e disa skuadrave të mëdha, por e ardhmja e tij pritet të jetë në Itali tek skuadra e Napolit.

 

United, pas Boateng edhe De Vrij

Manchester United do të luftojë për titull në Premier Ligë edicionin e ardhshëm dhe po shikon mundësinë e përforcimeve në merkaton e verës për repartin e mbrojtjes. United po e kërkon mbrojtësin e Bayern Munichut, Jerome Boateng, i cili ka një përvojë në Premier Ligë, pasi në të kaluarën i ka mbrojtur ngjyrat e Manchester Cityt. Nëse dështon ky transferim, atëherë skuadra nga “Old Trafford” synon ta transferojë lojtarin e Lazios, Stefan De Vrij. Këta dy lojtarë janë opsionet e reja të United në rast se dështon transferimi i Nicolas Otamendit të Valencias, i cili është edhe objektivi kryesor i Djajve të Kuq.

 

Kikboskeri Ilir Beqiri ndërron jetë

Një lajm i rëndë trondit botën e sportit kosovar dhe gjithë hapësirës shqiptare. Kikbokseri Ilir Beqiri ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave, djaloshi me origjinë kosovare vuante prej shumë kohësh nga sëmundja e kancerit, por nuk arriti t’ia dilte mbanë pas shumë viteve kurim. Disa kohë më parë ai foli edhe për mediat zvicerane për sëmundjen e tij. Ilir Beqiri garonte si profesionist në sportin e kikboksit. Pasioni për këtë sport nisi pas mësimeve të para që ai mori nga vëllai i tij, Shemsi Beqiri, emër ky i njohur në garat Superpro të kikboksit. Karrierën e nisi në Zvicër ku jetonte prej shumë vitesh me familjen e tij. Iliri ishte një nga sportistët më të talentuar në disiplinën Thai të kikboksit ku garojnë edhe tre vëllezërit e tjerë të familjes Beqiri.

 

Konoplyanka i pavendosur për të ardhmen

Mesfushori fantastik ukrainas, Evgen Konoplyanka ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij e cila mund të jetë në Bundesligë. 25-vjeçari, i cili është në skadim të kontratës me klubin aktual Dnipro, do të largohet si lojtarë i lirë dhe është në pritje të ofertës më të mirë për të vendosur. Mediat gjermane kanë shkruar se mesfushori anësor mund të zbarkojë në Bundesligë pasi për të janë futur në garë tri skuadra të mëdha gjermane. Borussia Moenchegladbach, Schalke 04 dhe Borussia Dortmund janë vënë pas talentit ukrainas. Kujtojmë që për lojtarin interesim të madh ka shprehur edhe fituesi i Ligës së Evropës, Sevilla dhe gjiganti anglez Liverpool.

 

Atletiko hedh sytë nga Salah

Atletico Madrid është skuadra më e re që iu është futur garës për talentin egjiptian, Mohamed Salah. Lojtari i huazuar nga Chelsea te Fiorentina tregoi aftësitë e tij me Violan dhe kjo ka bërë që ai të kërkojë tani për një klub më të madh. Salah u ka treguar drejtuesve të Fiorentinës, të cilët duan ta blejnë nga Chelsea, se ai dëshiron skuadër që luan në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë ish-kampionët e Spanjës, Atletico Madrid janë vënë në kërkim të lojtarit dhe janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për shërbimet e tij. Gjithashtu në garë për ‘Messin egjiptian’, interesim kanë shfaqur edhe Olimpique Lyon, Roma dhe Valencia, por mbetet të shihet se ku do të transferohet në fund 23-vjeçari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here