“I lodhur, i mirë për t’u kthyer në maternitet apo për të drejtuar një azil pleqsh”, e cilëson Rama kandidatin e demokratëve për Bashkinë e Tiranës, doktor Kosovën.
Ndërsa tetë vite më parë, kur ishte kryebashkiak në vitin 2007, Rama kishte vlerësim të lartë për doktor Halimin.
Rama i shprehte “doktor Halimit të gjithë respektin dhe konsideratën e tij dhe të të gjithë atyre që në Bashkinë e Tiranës kanë pasur të bëjnë drejtpërdrejt me të”.
“Përtej profesionit të tij, duke ngritur një qendër për nënat e reja, që është një shembull për të gjitha institucionet dhe njëkohësisht duke punuar në mënyrë pasionante për foshnjat e braktisura”, theksonte Rama.