Vrasja në Durrës/ Masakër në lokal, ekzekutohet me një plumb në kokë i riu, 2 të plagosur

0
128

 

Artan Cena

vrasja ne durresDy persona me skafandra në kokë kanë hyrë në një lokal dhe kanë qëlluar Ledion Hyskën dhe më pas kanë qëlluar me breshëri duke plagosur Arnold Velajn dhe Alfons Ismailin

 Pa u shqetësuar nga askush, në një orar me lëvizje të shumta qytetarësh, dy persona kanë zbritur nga një motor, pa i hequr fare kokoret, kanë nxjerrë nga çantat automatikët dhe kanë hyrë në një lokal në zonën e ish-Kënetës, duke ekzekutuar një 31-vjeçar me një plumb të vetëm e më pas duke plagosur rëndë edhe dy persona të tjerë. Kjo ngjarje e denjë për një film ka ndodhur në Durrës rreth orës 20:00, ndërsa viktimë ka mbetur Ledion Hyska, 31 vjeç nga Mamurrasi, një i ri që sipas policisë nuk ka asnjë precedent penal apo ndonjë konflikt të hapur.

 

Si ndodhi krimi

Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Durrësin, mbrëmjen e djeshme, kanë rindërtuar të gjithë skenën e krimit. Ledion Hyska ka qenë në një tavolinë duke pirë kafe me dy persona të tjerë dhe duke luajtur letra në një Bar lagjeje në mes të zonës së Ish-kënetës, i njohur ndryshe si “Librazhdioti”. Dy atentatorët me motor dhe me kokore në kokë kanë zbritur me qetësinë më të madhe nga motori, në anë të rrugës në trotuar, tek dera e lokalit kanë vendosur çantën, kanë nxjerrë automatikun e kanë montuar, kanë hyrë në lokal dhe kanë folur diçka me viktimën. Më pas e kanë goditur 31-vjeçarin Hyska me karrige lokali dhe i kanë vendosur automatikun në kokë dhe vetëm me një plumb e kanë ekzekutuar. Më pas kanë hedhur dy hapa dhe kanë qëlluar me breshëri. Plumbat kanë kapur dy persona, të cilët kanë mbetur të plagosur: Arnold Velaj, 32 vjeç dhe Alfons Ismaili, 50 vjeç, njëri prej tyre në gjendje kritike. Më tej dy autorët janë larguar me shpejtësi para mbërritjes së policisë.

 

Një dëshmi

Një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarje, ka treguar gjithë skenën e vrasjes. F. Suli tha se gjithçka kishte ndodhur brenda pak minutash dhe nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte vetëm kur kanë dëgjuar të shtënat e automatikut. “Vetëm kur qëlluan e kuptuam se çfarë po ndodhte. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash. Një nga autorët hyri në lokal dhe e goditi me karrige viktimën, më pas e qëlloi në kokë nga një distancë e afërt”, – ka thënë ai.

 

Hetimet për shkakun

Policia e Durrësit pohon se 31-vjeçari Ledion Hyska nuk ishte kontingjent kriminal dhe nuk ka pasur ndonjë konflikt të hapur. Banorët e Ish-kënetës kanë thënë për grupin hetimor se i riu kishte shkuar në zonë 3-4 herë dhe nuk e njihnin mirë, por dyshohet se vinte për një femër, çka dyshohet se mund të jetë edhe motivi i vrasjes. Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm në lokal, ndërsa jashtë tij është gjetur edhe çanta e armëve. Ndërkaq në të gjithë qytetin janë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve.

 

 Kërkohej për dy vrasje, ekstradohet në Shkup maqedonasi

 Një qytetar maqedonas i kërkuar për dy vrasje në vendin e tij është ekstraduar dje drejt Shkupit nga zyra e Interpol Tiranës. Bojan Petreski, 31 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni, u është dorëzuar policëve maqedonas në pikën kufitare të Qafë Thanës. Ky person nga autoritetet maqedonase, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ohrit, më datë 27 gushta 2014, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”. Siç ka bërë të ditur policia, Petreski akuzohet se në datën 21 gusht 2014 rreth orës 23:15, në restorant “Imperator” i cili ndodhet në qytetin e Ohrit, Maqedoni, ne bashkëpunim me shtetasin me inicialet R. S., dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri dy persona. Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë, ku do të vuajë dhe dënimin e marrë.

 

 Masakra e Thumanës, babai tenton të marrë përgjegjësitë

 Ndërsa babai i tyre, Gurali Kora, ka rënë në prangat e policisë, fotot e tre vëllezërve të dyshuar në masakrën e Thumanës në Krujë ku u ekzekutuan Fran Çeku, djalin e tij Arben Çeku dhe nipin e tyre Eno Rama, dhe mbeti e plagosur edhe 66-vjeçarja Luçie Çeku, janë bërë publike. Ka qenë vetë policia ajo që ka shpërndarë fotot e Besnik, Daniel e Pëllumb Korës, çka do të lehtësonte kapjen e tyre. Ndërkohë që ditën e djeshme, policia e Durrësit ka shpallur edhe shpërblim me vlerë 10.000 Euro për çdo informacion që do të çonte në kapjen e tre vëllezërve dhe babait të tyre. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm është bërë edhe kapja në Laç e babait të tre vëllezërve, Gurali Kora, i cili para hetuesve k marrë përsipër autorësinë e vrasjeve duke theksuar se djemtë e tij nuk ndodheshin aty në atë moment. Por dëshmia e tij, bie në kundërshtim me hetimet e deritanishme të policisë, nga ju rezulton se vrasja është realizua nga dy vëllezërit Daniel dhe Pëllumb Kora.

 

Shqiptari “përbindësh” përdhunoi 7 vjet vajzën e tij të mitur

 Për shtatë vjet rresht një shqiptar 44-vjeçar, rezidentë në qytetin e Teramos në Itali, ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 11-vjeçare. Dhunë seksuale, seks oral, kërcënim jete, janë disa nga akuzat e rënda të procesit hetimor ndaj tij, pas denoncimit të vajzës, tani 18-vjeçare. Gjithçka ka nisur në vitin 2007 kur ajo ishte vetëm 11 vjeç e për shtatë vite rresht një dhunë mizore është ushtruar ndaj të miturës deri në moshë maxhorene, kur ajo vendosi të bënte denoncimin. Për policinë italiane vajza ka rrëfyer se për vite të tëra babai i saj e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale e seks oral, duke e mbajtur mbyllur në shtëpi, duke e kontrolluar çdo moment e kërcënuar me vdekje. Prokurori i çështjes Giovanni de Rensis ka konstatuar se denoncimet e para ndaj shqiptarit 44-vjeçar, kanë mbërritur vite më parë pikërisht nga operatorët e qendrës mjekësore të qytetit, por ka qenë Prokuroria që ka kërkuar shtyrjen e gjykimit të kësaj çështjeje. Për policinë italiane vajza ka rrëfyer se për vite të tëra babai i saj e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale e seks oral, duke e mbajtur mbyllur në shtëpi, duke e kontrolluar çdo moment e kërcënuar me vdekje. Prokurori i çështjes, Giovanni de Rensis ka konstatuar se denoncimet e para ndaj shqiptarit 44-vjeçar, kanë mbërritur vite më parë pikërisht nga operatorët e qendrës mjekësore të qytetit, por ka qenë Prokuroria që ka kërkuar shtyrjen e gjykimit të kësaj çështjeje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here