Kolegji i rrëzon, PDIU akuza edhe aleatëve: Do mbajmë qëndrim politik

0
178

kolegji zgjedhorKolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet për marrjen e anëtarit të katërt në grupet e numërimit për zgjedhjet vendore. Përfaqësuesi ligjor i PDIU, teksa doli nga Kolegji tha se ky vendim ishte haptazi antiligjor dhe i marrë nën presionin e madh të dy forcave kryesore politike.

“Proçesi ia vlejti sepse u bë transparente kërkesa e Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, vendim haptazi antiligjor për mendimin tonë për arsye se janë kapërcyer urdhërimet dhe përcaktimet e normave ligjore në kodin zgjedhor, dispozitat e neneve 95 dhe 96, kriteret e kërkuara për të marrë pjesë në shortin për përcaktimin dhe propozimin e numëruesit të 3 dhe 4, regjistrimi i subjektit zgjedhor në zgjedhje dhe pasja e dy ose më shumë mandateve, gjë që u vërtetua katërcipërisht dhe me shkresat nga Kuvendi dhe fakt që u pranua dhe nga Kolegji Zgjedhor. Mori një vendim haptazi antiligjor dhe ne do shikojmë qëndrimin tonë politik në forumet tona të partisë, të cilin do ta bëjmë të ditur në vijim”.

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here