Konfliktet / Në luftën në Siri e Irak, ndodhen mbi 500 shqiptarë në krah të rebelëve e ISIS-it

0
116

 

 Artan Cena

Në luftën në Siri e Irak,Vendin e parë në Ballkan për numrin e luftëtarëve e mban Kosova. Lavdrim Muhaxheri është i katërti në listën e personave më të kërkuar në botë

Që nga koha kur ka nisur konflikti në Siri, mes regjimit diktatorial Bashar Al-Assadit dhe rebelëve, në frontet e luftës kanë vdekur më shumë se 150 mijë luftëtarë sirianë, përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Ballkani. Vetëm shqiptarë (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Presheva) mësohet se gjendjen mbi 500 luftëtarë në Siri apo Irak. Gjatë viteve të fundit, rreth 44 shqiptarë nga Ballkani kanë humbur jetën. Ndërkohë, Presidenti francez, François Hollande, njoftoi pak kohë më parë në një takim në Paris formimin e grupit alet prej 62 vendeve në mesin e tyre edhe disa vende arabe.

 

Lista e vendeve

Në një listë të publikuar, ku marrin pjesë të gjithë aleatët që luftojnë kundër ISIS, është Shqipëria dhe Kosova. Këto vende kanë rënë dakord që ofrojnë mbështetjen ajrore dhe pajisje ushtarake. Mësohet se Shqipëria ka marrë përsipër për të furnizuar me armatim forcat kurde, ndërsa Kosova ka deklaruar se “Do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara për të shkatërruar ISIS-in”. Sipas një raporti të publikuar nga “Presheva jonë” xhihadistët nga 22 shtete perëndimore (Evropa, SHBA, Rusia dhe Turqia) shkojnë për të luftuar përkrah ISIS-t në Siri apo Irak për shtetin Islamik, ku një numër i madh po merr pjesë edhe nga radhët e shqiptarëve nga Ballkani. Kosova renditet e teta, me 232 raste të konfirmuara. Rusia renditet e pari në listën me 1500 raste të konfirmuara, e ndjekur nga Franca me 1,200 raste të konfirmuara dhe Gjermania, Mbretëria e Bashkuar (UK) me 600 dhe Turqia me 600 raste të konfirmuara secili.

 

Muhaxheri, i 4-ti në  më i kërkuar në botë

Në luftën kundër ISIS, sidomos pas zhvillimeve të muajve të fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit, mbi bazën e një “Urdhri Ekzekutiv”, ka publikuar një listë me 10 persona dhe dy grupime, që përcaktohen si terroristë. Mes emrave më të kërkuar në botë, është edhe ai i Lavdrim Muhaxherit, shqiptarit nga Kosova, i cili renditet i katërti në listën e Departamentit të Shtetit. Kosova ka 125 luftëtarë për frymë për çdo 1 milion banorë (“Kosovo has 125 foreign fighters per capita for every 1 million citizens, making it the high”) pastaj vjen Bosnja me 85, Belgjika me 42, dhe Shqipëria me 30 raste të luftëtarëve të huaj për frymë për çdo 1 milion banorë. Deri tani, me shifra zyrtare dihet vetëm për të vdekurit, por jo edhe për numrin e vullnetarëve të gjallë që gjenden sot në frontet e Lindjes së Mesme. Sakaq, deri tani janë vrarë 40 shqiptarë nga Ballkani, ku vetëm vitin e kaluar në luftën e Sirisë u vranë 18 shqiptarë, kurse këtë vjet 22, kryesisht të rinj të moshës 20-40 vjeçare. Sipas burimeve të kësaj agjencie, Koalicioni Anti-ISIS ka mobilizuar deri në 62 shtete për të luftuar xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) të Irakut dhe Al-Shamit. Sakaq, në mesin e këtyre shteteve, kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të kontribuojnë me armatim dhe ndihma në forma tjera është Shqipëria dhe Kosova.

 

 Sekuestrohen 85 mijë metra katrorë kullotë me dokumente false

 Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro në një kullotë rreth 85 mijë metra katrorë, me vlerë sipas hartës së tregut rreth 200 mijë euro, në zonën e Palasës, në Bashkinë Himarë, pasi u është njohur dhe kthyer si pronë disa qytetarëve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), në bazë të dokumenteve të falsifikuara. Në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës, pas kallëzimit të AKKP-së të dorëzuar në vitin 2014 për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”, ndër të tjera, është konstatuar se me vendimin e datës 3.12.2008, Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur dhe kthyer pronën tip kullotë në favor të trashëgimtarëve të qytetarit me inicialet V. B. Nga hetimi i Prokurorisë Vlorë ka rezultuar se dokumentet e përdorur nga të interesuarit për njohjen e pronësisë mbi këtë pronë janë të falsifikuara. Për këtë arsye, si hap të parë, Prokuroria e Vlorës bëri kërkesë në gjykatë për sekuestrimin preventiv (paraprak të saj), kërkesë e cila u pranua nga gjykata e Vlorës. Ndërkohë, hetimi po vijon më tej për këtë rast dhe raste të tjera, të cilat janë referuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

 

 Vlorë, kapet banda që vidhte motorët e qytetarëve

Pas dy muaj hetimesh, Policia e Vlorës ka shkatërruar një bandë të rinjsh që merreshin me vjedhjen e motorëve. Në kuadër të operacionit “Shëtitësit”, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 3 personave. Ata janë Zengjin Jaupaj, 20 vjeç, lindur në Fier, banues në Vlorë, 17-vjeçari me inicialet D. H., lindur në Tërbaç, banues në Palasë-Vlorë dhe 16-vjeçari me inicialet SH. H., lindur dhe banues në Vlorë. Arrestimi i tyre bë në fshatin e Himarë, për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht vjedhje banesash dhe motorësh të kryera në bashkëpunim. Pas një pune hetimore prej 2 Muajsh, Policia e Vlorës ka konstatuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në periudha

të ndryshme. Mësohet se vetëm gjatë muajit maj, ata kanë vjedhur 4 motorë, ndërsa në muajin prill kanë vjedhur banesën e personit me inicialet A. K., në fshatin Palasë.

 

Dy demokratë në gjyq me Edi Ramën, pritet pafajësia në gjykatë

 Dy drejtues të PD-së, nënkryetari Edi Paloka dhe sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani janë përballur sërish dje në Gjykatën e Lartë me Kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte premtuar se do të ishte në çdo seancë. Gjatë ditës së djeshme prokuroria ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i kallëzuar nga Kryeministri për shpifje. Gjate seancës së djeshme në Gjykatën e Lartë, prokurori Arben Kraja argumentoi se akuza e shpifjes është shfuqizuar që në vitin 2012. Po sipas prokurorit, në deklaratat e Palokës është folur për Kryeministrin si institucion dhe jo si emër i përveçëm. Ndërkohë që qëndrimet në këto deklarata, siç tha prokurori, nuk janë qëndrime personale të Palokës por të partisë së tij. Bazuar mbi këtë argumentim, prokurori Kraja deklaroi se nuk ka vepër penale dhe Edi Paloka duhet të shpallet i pafajshëm. Ndërkaq mbrojtësja ligjore e kryeministrit Rama, Enkelejda Muça tha se ky argumentim ngjan si një lapsus logjik nga prokuroria dhe shtoi se pala që ajo përfaqëson në këtë proces gjyqësor i qëndron padisë së ngritur ndaj Edi Palokës. Po gjatë paradites së djeshme në Gjykatën e Larte ishte edhe seanca e radhës e shqyrtimit të padisë së kryeministrit Edi Rama kundër sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani. Në këtë seance u dëgjuan të gjitha konkluzionet e palës mbrojtjes, ndaj akuzës për shpifje që ka bërë kreu i ekzekutivit, kundër Ristanit. Ne seancën e ardhshme do të dëgjohen konkluzionet e Prokurorisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here