Ja skandalet e zbuluara në Postën Shqiptare

0
170

posta shqiptare 1Një audit i realizuar në Postën Shqiptare më 10.11.2014, ka konstatuar një sërë shkeljesh dhe mangësish, për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar marrjen e 30 masave të ndryshme organizative. Në këto masa është kërkuar shpërblimi i dëmit për 13 raste me vlerën 22,343,343 lekë, fillimin e procedurave disiplionore për 21 drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme të Postës Shqiptare. KLSH i ka kërkuar APP-së ndëshkimin administrative të 15 personave përgjegjës për mangësitë e evidentuara në procedurat e prokurimit, si dhe ka depozituar pranë Prokurorisë dy kallzime penale, për ish- Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare sha, z A.Ç, dhe Administratorin e Interpost shpk Tiranë, z M.Ç.

Në auditin e KLSH-së, më konkretisht thuhet “Për periudhën e audituar 01.01.2013-30.09.2014, është evidentuar një keqmenaxhim i kësaj shoqërie publike për sa i përket, mosrealizimit të të ardhurave dhe investimeve, tejkalim të numrit mesatar të punonjësve me 14 persona në vitin 2014, penalizim të shoqërisë për vendimet e gjykatave për largimet nga puna pa shkaqe të arsyeshme në shumën mbi 18.8 milionë lekë si dhe mbi 290 raste të tjera që janë në proces gjyqësor, duke rrezikuar thellimin e shpenzimeve nga subjektivizimi i nivelit të lartë menaxhues të Postës Shqiptare sha”, thujet në njoftimin e KLSH-së. Por mangësi kanë rezultuar edhe në dokumentacionin justifikues të shpenzimeve, paraqitjes në mënyrë të deformuar në bilanc të aseteve të shoqërisë për më shumë se 53.5 milionë lekë, moskryerjes së hipotekimit të pronave në 10 filiale për 86 zyra postare, mosmarrjen e masave për uljen e detyrimeve ndaj të tretëve, mos përfundim të procedurës së inventarizimit fizik vjetor të aseteve”, thuhet më tej në raport.

Veç sa u përmendën më sipër, ka rezultuar se janë kryer shpenzime pa efektivitet për më shumë se 1.7 milionë lekë, prokurime për shtypshkrime dhe kancelari mbi nevojat për më shumë se 25.5 milionë lekë duke krijuar kështu mallra stok dhe me qarkullim të ngadalshëm që cënojnë rëndë disiplinën financiare dhe ecurinë e shoqërisë, nuk është monitoruar zbatimi i kontratave, duke i shkaktuar dëme shoqërisë në mbi 2.5 ,ilionë lekë, si dhe janë shkelur procedurat e prokurimit. Lidhur me shkeljet e trajtuara në kallzimin penal që KLSH ka depozituar pranë organit të Prokurorisë, në të evidentohen një sërë rastesh të shkeljeve të procedurave të prokurimit apo të anashkalimit të këtyre procedurave, nëpërmjetë të cilave titullartë e këtyre njësive kanë shmangur konkurencën e subjekteve pjesmarrës në tendera dhe kanë favorizuar operator të  caktuar ekonomik, madje edhe në fazën e mëvonshme të zbatimit të kontratave nga ana e këtyre operatorëve duke i shkaktuar kështu shoqërisë një dëm ekonomik në vlerën 4.252.733 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here