Ndryshon renditja e fletëve të votimit/ PS në zgjedhje me nr. 24, PD 15-ën dhe LSI-ja 47-ën. Përplasja në KQZ mes Bibës e Kosovrastit

0
140

Gëzim Saliu

mbledhja e kqzKQZ miraton akreditimin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, shtyn modelet e fletëve të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje me 7 vota pro ndryshimet në renditjen e subjekteve elektorale në fletët zgjedhore. Sipas renditjes së re, Partia Socialiste do të mbajë numrin 24 në fletën e votimit, Partia Demokratike do të renditet e 15-ta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë numrin 47. Ndryshimet u bënë vetëm brenda koalicionit të majtë dhe të djathtë, ku asnjë nga partitë nuk ka kontestuar numrin përkatës që do të jenë të shënuar në fletën e votimit, duke e bërë këtë short përfundimtar.

 

Debati

Më parë në mbledhjen e KQZ-së nuk munguan debatet mes anëtarëve të institucionit më të lartë zgjedhor dhe përfaqësuesve ligjorë të partive. Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Lefterie Luzi ndërpreu mbledhjen pas një konflikti të momentit qe lindi midis nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe përfaqësuesit të PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti. Në kohën që KQZ diskutonte për kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Popullore për vendimin e KZAZ në qarkun e Dibrës, debatet kanë degjeneruar në fyerje personale. Debati mes Bibës dhe Kosovrastit erdhi në momentin që për këtë çështje po diskutonte anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, fjalë e cila u shoqërua me ndërhyrje të herëpashershme nga nënkryetari Biba. Në këtë moment Kosovrasti i kërkoi nënkryetarit të KQZ-së të bënte durim, çka nuk u mirëprit nga Biba, i cili kaloi në fyerje personale me Njazi Kosovrastin. Përfaqësuesit e opozitës në KQZ u larguan pasi nuk pranuan që në tryezën e KQZ-së të përdorej një gjuhë jo etike e ndërsa kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi u detyrua të ndërpriste mbledhjen. Me nisjen e mbledhjes pas pushimit, KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të shqyrtojë në themel çështjen e animimit të AP-së për Dibrën. Ndërkaq në mbledhjen e djeshme KQZ miratoi akreditimin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR e ndërsa shtyu vendimmarrjen për mbledhjen e ardhshme lidhur me projektvendimin “për miratimin e modeleve të fletëve të votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here