Tensionohet fushata/ PD: Rama orkestroi reprezaljen e FNSH-së në Malësinë e Madhe. Policia: Ja pse kontrolluam

0
130

Edi Paloka2Përmes kreut të grupit parlamentar Edi Paloka, Partia Demokratike akuzoi dje kryeministrin Rama si orkestruesin e kontrollove të efektivëve të FNSH-së në Malësinë e Madhe pas takimit të kryedemokratit Basha në këtë njësi. “Menjëherë pas takimit të suksesshëm të kryetarit të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe, Rama,nëpërmjet sejmenëve të tij, urdhëroi reprezalje ndaj pjesëmarrësve në prezantimin e kandidatit të Partisë Demokratike, z. Anton Koka. Kontrollet e dhunshme nga efektivë të FNSH-së dhe komisariatit të Malësisë së Madhe në banesat e pjesëmarrësve në takimin e zhvilluar nga Partia Demokratike, janë një presion i hapur politik kundër opozitës dhe mbështetësve të saj. Partia Demokratike i paralajmëron jo vetëm urdhërdhënësit por edhe ekzekutorët e këtyre urdhrave të paligjshme që dhunojnë qytetarët e këtij vendi për bindje politike se individualisht, një për një, do të japin llogari shumë shpejtë”, – tha Paloka. Më tej ai i bëri thirrje misionit të OSBE-ODIHR-it, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së, të monitorojnë nga afër përshkallëzimin e dhunës dhe terrorit qeveritar. “Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore. Edi Rama ky burracak, që ëndërron se me dhunë e terror do t’i shpëtojë fundit të tij të pashmangshëm, vetëm shkallën e parë të gjykimit e ka në 21 qershor. Vendimin përfundimtar, për klikën e tij por dhe për atë personalisht, shqiptarët e kanë marrë”, – deklaroi nënkryetari i PD-së. Ndërkaq ndaj deklaratës së Palokës nuk mungoi reagimi i policisë së Shkodrës e cila sqaroi se aksioni i FNSH-së pasditen e dy ditëve më parë,pak pas përfundimit të takimit elektoral të PD-së, ka pasur për qëllim arrestimin e dy personave të cilët goditën me grusht një punonjës policisë. “Pas përfundimit të aktivitetit dhe largimit të kryetarit të PD-së, z. Lulzim Basha, mbështetësit e kandidatit, për rreth 20 minuta mbajtën të bllokuar qendrën e qytetit të Koplikut. Rreth orës 18:00, shtetasit Fabian Popaj dhe Emirjon Hasaj ofenduan me shprehje fyese punonjësit e policisë, të cilët ndodheshin në detyrë. Në këtë moment, shtetasit e mësipërm kanë goditur me grusht punonjësin e policisë për shkak të detyrës S.K. Policia shpalli në kërkim shtetasit Fabian Popaj dhe Emirjon Hasaj. Rreth orës 21:00 u ushtrua kontroll në banesat e tyre, por ata nuk gjendeshin në to. Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre për veprime të mëtejshme”, – thuhej në njoftimin e policisë së Shkodrës.

 

TV-të lokale në Shkodër: Policia, dhunë edhe ndaj medias

Televizioni “Rozafa” denoncoi dje atë që ai e cilësoi si dhunë të ushtruar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndaj grupit të xhirimit të këtij televizioni gjatë prezantimit të kandidatit të Partisë Demokratike, Anton Kokaj në qytetin e Koplikut. “Dhuna verbale ka nisur që përpara takimit elektoral ku drejtuesit e policë së shtetit në Malësi të Madhe Shkëlqim Kola më detyre shef komisariati dhe oficeri Hasan Rada me detyrë shef Rendi në Malësi të Madhe, si dhe oficerit Arben Hasanaj, kanë fikur në mënyrë demonstrative aparaturat e transmetimit direkt pranë studios lëvizëse të TV “Rozafës”. Më pas dhuna ka agravuar gjatë operacionit të FNSH- së në Vukpalaj dhe në Pjetroshan në komunën e Kastratit të drejtuara nga Shkëlqim Kola dhe Hasan Rada efektivët e FNSH- së të maskuar kanë dhunuar operatorin e TV “Rozafës”, edhe pse ky i fundit ishte disa metra larg banesës ku po ushtrohej kontrolli dhe dispononte badg-in përkatës”, – thuhej në reagimin e televizionit lokal në Shkodër.

 

Berisha: Rama, i mbërthyer nga paniku i humbjes, strategji dhune pa filluar fushata

Ish-kryeministri Berisha deklaroi dje se Kryeministri Rama ka nisur një strategji dhune ndaj opozitës ende pa nisur fushata elektorale pasi sipas tij, mazhoranca e majtë është e trembur nga humbja që e pret në 21 qershor. “Edi Rama është mbërthyer nga paniku i disfatës se ardhshme elektorale. Rama, për shkak te diskreditimit te tij total para syve te shqiptareve, si mashtrues qe nuk ka mbajtur dot asnjë premtim, si njeri i lidhur koke e këmbë me krimin, si piktor dështak qe ne dy vjet nuk ka ndërtuar apo rindërtuar asnjë km rruge, shkolle, ujësjellës, kanalizim apo spital,prandaj dhe ai ka vendosur pavarësisht nga çmimi, ti shndërroj zgjedhjet ne një farse te shëmtuar elektorale, ti shkatërrojë ato para zhvillimit te tyre. Ne funksion te këtij qëllimi është strategjia e dhunës dhe e tensionit qe ka montuar pa filluar zyrtarisht ende fushata. Dëshmi e kësaj strategjie janë: Për here te pare ne 25 vite pluralizëm gjuhet me karrige kryetari i opozitës dhe me urdhër te Ramës, Policia e çunave te krimit mohon aktin tejet te rrezikshëm dhe te pashembullt. Policia rreh shtazërisht protestuesit në Kukës si hakmarrje ndaj braktisjes që i bëri qyteti mitingut elektoral të Ramës. Policia ndërmerr reprezalje me urdhër të Ramës në Koplik kundër shtabit te kandidatit, për shkak te pjesëmarrjes masive te qytetareve ne takim. Vet Rama urdhëron drejtoret, nëndrejtorët, shefat dhe çdo person që ka marrë një fije pushtet nga PS-ja, të sjellin votat e kërkuara se përndryshe do humbasin vendin e punës. Në Tiranë, gjimnazet me urdhër te drejtoreshës se arsimit, lënë mësimin dhe mbushin pallatin e sportit për Erion Velinë”, – shkruante Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here