Shqipëria e para për numrin e azilkërkuesve

0
152

azili_1Në muajin prill numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur ndjeshëm, duke e renditur vendin tonë të parin në listë në statsitikat e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. Numri azilkërkesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm në raport me marsin.

Në muajin e katërt të vitit, Shqipëria ua kaloi të gjithëve

Numri i azilkërkuesve nga vendi ynë në Gjermani kapërceu kosovarët dhe sirianët, duke u renditur kështu e para në krye të listës.

Në prill sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë 4.794 shqiptarë kanë kërkuar azil, kundrejt 3.020-ve në mars.

Shifrat tregojnë shtimin e kërkersave për azil nga qytetarët shqiptare nga muaji në muaj.

Kosova për herë të parë në shumë kohë ka arritur të zbresë nga vendi i parë për numrin e azilkërkuesit, duke i lene vendin Shqiperisë. Numri i të larguarve ka rënë ndjeshëm në 4.608, kundrejt 11.729 që ikënnë muajin mars.

Vihet re që vendet e rajonit që po ashtu kane një regjim të lirë të vizave kanë një numër shumë më të ulet të azilkërkuesve në Gjermani.

Serbia këtë muaj ishte përgjegjëse për rreth 2.279 kerkesa, Maqedonia për 972 dhe Bosnja për 738.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here