Lotaria Amerikane/ Sot dalin fituesit për 2016-ën

2
135

Lotaria AmerikaneSot do të dalin emrat e të përzgjedhurve me Lotarinë Amerikane. “Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 5 maji 2015, deri së paku më 30 qershor 2016, në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Western Union. Të gjitha regjistrimeve të marra nga secili rajon do u caktohet një numër individual dhe në përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 5 maji 2015 në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.go”, – thotë Ambasada Amerikane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. pershendetje …por ne rast kur nuk gjejm doc per te shikuar kodin per verifikimin a ka ndonje menyr ku mund te marrum vesh pergjigjen .
    Faleminderit .
    Matilda

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here