Fjalimi i lamtumirës së Erjon Veliajt

0
154

veliaj_2Erjon Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë  e Tiranës ka zhvilluar sot një takim përmbyllës me stafin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale me të cilët punoi për afro 2 vjet. Veliaj ka falënderuar të gjithë skuadrën e ministrisë së tij të cilët i ka krahasuar me një ekip të formula 1, të cilët në një kohë rekord dhe bashkëpunim të ndërsjellë kanë mundur të arrijnë shumë gjëra.

Veliaj ka renditur një disa nga arritjet e ministrisë së tij, duke nisur nga reforma e pensioneve, pastrimi i listave ndihmës sociale, nga personat që e përfitonin pa të drejtë, nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen e sigurimeve shoqërore nga disa shtete, për të përfunduar me ligjin për hapjen e dosjeve. Veliaj nuk harroi të shënjestronte qeverinë e djathtë, që sipas tij në 8 vjet jo vetëm që nuk arriti të miratojë një ligj për hapjen e dosjeve, por nuk shleu dot asnjë këst për ish të përndjekurit, edhe pse i përdori gjithmonë për qëllimet e veta politike.

Veliaj ka bërë me dije se i ka paraqitur kryeministrin dorëheqjen nga posti i ministrit dhe ka shprehur padurimi për të nisur punën  me skuadrën e re në bashkinë  e Tiranës për ta sjellë atë në rrugë të mbarë.

“Nga ky moment nuk do të jem më anëtar i kabinetit, mezi pres të nisë punën me skuadrën time në bashkinë e Tiranës për ta bërë kryeqytetin të aksesueshëm nga të gjitha komunitetet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here