Shkatërrohet grupi i shqiptarëve që shisni drogë/FOTO

0
144

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe prostitucionit në Viareggio. 16 persona janë arrestuar ku mes tyre 9 janë shtetas shqiptarë, shumica prej tyre nga Lezha.

Hetimet e policisë italiane kanë filluar që në muajin shtator, ndërsa operacioni i sotëm është koduar “Labirinti”, ku nga ky operacion është mësuar mënyra e funksionimit të këtij grupi kriminal që sipas policisë italiane ishte i mirëstrukturuar.

Gjithçka nisi duke ndjekur gjurmët e disa prej pjesëtareve të bandës që sillnin sasive të konsiderueshme të marihuanës nga Italia veriore (Milano dhe Borgomanero) duke synuar tregun e lulëzuar të drogës në Versilia.

Pas gjurmimit të trafikanteve, policia arriti të identifikojë një grup të shqiptarëve që kujdesej të kryente dërgesat dhe pastaj nga ana tjetër e rishisnin marihuanën për shitësit e drogës të cilët ishin përgjegjës për tregun me pakicë.

Boshtin kryesor të bandës e mbanin 6 shqiptarë, ndërsa shefi i tyre ishte 29-vjeçari Tauland Marku. Një tjetër figurë e shquar në organizimin e grupit sipas policisë italiane ishte dhe shqiptari Markeldo Dragusha, përgjegjësi për prostitucionin.

Gjithashtu pas kontrolleve në 15 banesa janë sekuestruar 115 gram kokainë, 108 gr hashash, 2 kg marijuanë, një gram heroine si dhe 32.000 euro.

arrestimet itali

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency