Kompensimi/ Ministria e Financave: Pensionistët që do të përfitojnë shpërblimin

0
140

Pensionist  shperblimMinistria e Financave ka shpjeguar dje procedurën për përfitimin e kompensimit të energjisë elektrike për të gjithë pensionistët. “Fondi i kompensimit janar-shkurt-mars, përfituar nga pensionistët, është pjesë e shpenzimeve për Sigurimet Shoqërore.

Nëse kontaktoni me ISSH drejtuesit konfirmojnë se pensionistët kanë përfituar kompensimin e janarit në shkurt dhe të shkurtit në mars dhe, ky shpenzim është i reflektuar në shpenzimet për sigurimet shoqërore, pra atje ku reflektojnë shpenzimet për pensione dhe përfitime të tjera.

Po kështu, për ndihmën ekonomike, papunësinë apo për punonjësit buxhetorë, shpenzimet për kompensimin e energjisë janë pjesë e shpenzimeve në zërat përkatës.

Po ju citojmë edhe nenin e ligjit që parashikon këtë procedurë. Neni 10 i ligjit nr. 160/2014 “Për buxhetin e vitit 2015”, përcakton: “…Fondi i kompensimeve prej 1,600 milionë lekësh përdoret për kompensimin e shtresave në nevojë, sipas rregullave, procedurave dhe kritereve të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave dhe u shpërndahet ministrive përkatëse mbi kufirin e miratuar në tabelën nr. 1, që i bashkëngjitet këtij ligji”. Ministria e Financave sqaron se nuk ka asnjë lidhje ky kompensim me atë që Ministria e Mirëqenies Sociale u alokon njësive vendore, sepse këto shpenzime specifike reflektohen vetëm në shpenzimet për sigurimet shoqërore, aty ku reflektohen shpenzimet për pensione dhe pra, nuk kanë lidhje me shpenzimet e tjera të planifikuara për njësitë e qeverisjes vendore. Për të qenë më konkretë, për muajin shkurt (kur paguhet kompensimi i muajit janar 2015) janë paguar nga zyrat e sigurimeve shoqërore në mbarë vendin 81 mijë e 700 pensionistë. Për muajin mars (kur paguhet kompensimi i muajit shkurt 2015) janë paguar 82 mijë e 200 pensionistë. Janë paguar gjithashtu edhe kompensimet e energjisë elektrike për muajin prill (i takojnë energjisë së konsumuar në mars 2015) dhe vijojnë të paguhen ende edhe sot të gjithë ata persona që tërheqin pensionin në zyrat përkatëse”, – thonë Financat.

 

Pagesa

Shuma totale e paguar deri në këtë periudhë është 173.500.000 lekë. Verifikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe në tabelën e transfertave të thesarit. Të gjithë pensionistët që përfitojnë sipas vendimit përkatës këtë kompensim, pavarësisht se mund të mos e kenë përfituar deri tani, për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit ligjor, e përfitojnë të plotë (pra për të gjithë muajt duke filluar nga janar 2015), pavarësisht se në cilin muaj e dorëzojnë dokumentacionin e plotësuar. Që do të thotë se, kur një person e dorëzon dokumentacionin e tij në maj, ai përfiton të gjithë kompensimin e muajve janar-maj 2015. Ministria e Financave sqaron se shifrat e raportuara janë pjesë e transparencës së plotë që ky institucion ofron për publikun e gjerë dhe të interesuarit e tjerë.

Sa i përket pretendimit se realizimi i të ardhurave të shtuara në vitin 2015 i takon zërit “gjoba” si “të ardhura nga institucione jotatimore buxhetorë”, Ministria e Financave bën të ditur se ky pretendim është i pavërtetë. “Ministria e Financave ju kujton të gjithë të interesuarve që marrin dhe dëshirojnë të lexojnë treguesit fiskalë të konsoliduar, se në rast të mos kuptimit të tyre, të mund të komunikojnë me ministrinë, për të mos emetuar shifra të pavërteta ose që nuk i përkasin zërave të cituar në dokumentin zyrtar të të hyrave fiskale”, – përmend Ministria e Financave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency