Grabitet makina e sigurisë me para në autostradë

0
161

policia9-300x196Një makinë e një kompanie sigurie, e cila transportonte para, është grabitur në mënyrë spektakolare. Grabitja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Autorët e grabitjes i kanë prerë rrugën makinës me para, duke e detyruar atë të ndalojë. Më pas kanë grabitur paratë dhe janë larguar me shpejtësi. Ata i kanë vënë flakën makinës së tyre, ndërkohë që mësohet se makina e grabitur transportonte paratë e një qendre tregtare për në bankë. Ende nuk dihet shuma e grabitur e parave. Vetëm pak kohë më parë, një tjetër kompani sigurie u dorëzua para hajdutëve, të cilët po ashtu grabitën në mënyrë spektakolare një bankë në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency