Zbulohet trupi i një gruaje, e vrarë 8 muaj më parë

0
127

policia librazhdNjë trup i pajetë u gjet në një fshat të Librazhdit.

Fillimisht atë e kanë zbuluar qentë e më pas banorët njoftuan policinë.

Nga këqyrjet paraprake ekspertët thanë se trupi i pajetë i përket një femre dhe është i dekompozuar.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i kufomës, por dyshohet se gruaja duhet të jete vrarë afro tetë muaj më parë.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency