Gjyqi/ Akuzat për banesat, kryebashkiaku i Fierit mund të dënohet me 7 vite burg

0
136

Artan Cena

Gjyqi Baftjar Zeqo ndan çështjen nga të pandehurit e tjerë dhe pranon që të zhvillojë një proces me procedura të përshpejtuara

Pas kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, një tjetër kryebashkiak, ai i qytetit të Fierit, Baftjar Zeqaj, rrezikon të dënohet me burg. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e banesave sociale. Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për të ndarë çështjen e kryebashkiakut dhe të anëtarëve të tjerë të komisionit të strehimit, përfshirë dhe drejtoren Juridike të Bashkisë, nga 5 të pandehurit e tjerë që akuzohen se në marrjen e banesave sociale kane paraqitur dokumente të falsifikuara. Gjithashtu, Zeqo dhe disa prej të akuzuarve kanë kërkuar që të gjykohen në mënyrë të shkurtuar, pasi, sipas tyre, me këto prova që janë çështja mund të mbyllet. Kërkimi i gjykimit të shkurtuar juridikisht do të thotë se të pandehurit pranojnë akuzat. Zeqo rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg për akuzat që janë ngritur ndaj tyre.

 

Ndarja e çështjes

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, që sipas nenit 93 të Kodit të Procedurës Penale, pasi ka dëgjuar kërkesat e mbrojtësve si dhe ka marrë edhe pëlqimin e Prokurorisë së Fierit ka vendosur që të ndajë çështjet penale ne ngarkim të të pandehurve Baftjar Zeqo, Agron Begaj, Fatmir Kajolli, Ramiz Hoxhaj, Alfred Boçova, Selman Braçe, Esmeralda Kapllanaj dhe Mimoza Kollçinaku, nga çështjet penale në ngarkim të të pandehurve Gazmir Dano, Enver Lloshi, Shaban Selaci, Ylli Dhjari dhe Faslli Zhara. Sipas gjykatës ky vendim është marrë për të siguruar një gjykim të shpejtë.

 

Gjykimi i shkurtuar

Ndërkaq, disa prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në Gjykatë. E njëjta gjyqtare ka vendosur që të pranojë këtë kërkesë. Kështu të pandehurit që do të gjykohen me procedurë të përshpejtuar janë: kryebashkiaku aktual i Fierit, Baftjar Zeqo, Agron Begaj, Fatmir Kajolli, Ramiz Hoxhaj, Alfred Boçova, Selman Braçe, Esmeralda Kapllanaj dhe Mimoza Kollçinaku. Në vendimin e saj, gjyqtarja vlerëson se në gjendjen që janë aktet e hetimit, çështja mund të zgjidhet. Të pranosh gjykimin e shkurtuar juridikisht do të thotë që pranon fajin dhe të përfundohen hetimet në mënyrë të shpejtë.

 

Të pandehurit:

Baftjar Zeqo

Agron Begaj

Fatmir Kajolli

Alfred Boçova

Selman Braçe

Esmeralda Kapllanaj

Ramiz Hoxhaj

Mimoza Kollcinaku

Gazmir Dano

Enver Lloshi

Shaban Selaci

Ylli Dhjari

Faslli Zhara

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency