Baftjar Zeqo mund të dënohet 7 vite me burg

0
121

baftjar zeqoPas Kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, një tjetër kryebashkiak, ai i qytetit të Fierit Baftjar Zeqaj, rrezikon të dënohet me burg.

Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e banesave sociale.

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për të ndarë çështjen e kryebashkiakut dhe të anëtarëve të tjerë të komisionit të strehimit, përfshirë dhe drejtoreshën juridike të bashkisë, nga 5 të pandehurit e tjerë që akuzohen se në marrjen e banesave sociale kane paraqitur dokumenta të falsifikuara.

Seanca e radhës ku Prokuroria e Fierit do të shprehet me konkluzionet e saj do të mbahet më 4 Maj. Akuza për shpërdorimin e detyrës parashikon një dënim me burg deri në 7 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency