Ngjarje tronditëse në Vlorë/ Dy vajza sulmojnë nënat e tyre, njera me thikë e tjetra e djeg me benzinë 

0
129

njera me thikë e tjetra e djeg me benzinë Dy ngjarje të njëpasnjëshme ndodhën gjatë ditës së djeshme në Vlorë. Në të dyja rastet, që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, janë vajzat ato që kanë sulmuar nënat e tyre, të cilat janë dëmtuar e plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin rajonal. Ngjarja e parë e rëndë është shënuar mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 09:30, në lagjen “Pavarësia”, në katin e pestë të një pallati në qytetin e Vlorës. Një 84-vjeçare është djegur me benzinë nga vajza e saj Rira Shakaj, e cila vuan nga probleme mendore. E dëmtuara është shoqëruar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku po merr edhe ndihmën e nevojshme, ndërsa mësohet se është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërsa më herët një 20-vjeçare nga fshati Gërnec i Vlorës ka plagosur rëndë me thikë nënën e saj. 22-vjeçarja Dinore Kaçaj, pas një debati të ashpër, goditi me thikë nënën e saj, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda. Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se shkak për këtë veprim të 20-vjeçares është bërë depresioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency