Protesta në Kavajë/ Basha: Rama-Meta e grisën kontratën me zgjedhësit për krimin. 21 qershori ndëshkon mashtrimin

0
173

basha ne kavaje“Nga Kavaja nisi rrëzimi i regjimit gjakatar të Enver Hoxhës 25 vite më parë. Nga Kavaja nis sot dekriminalizimi pa kthim i politikës shqiptare”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje nga Kavaja se qytetarët shqiptarë do të dinë të ndëshkojnë me votë mazhorancën e majtë të drejtuar nga Rama-Meta. Duke përkujtuar kryengritjen antikomuniste njëzet e pesë vjet më parë në Kavajë, kryedemokrati deklaroi dje në protestën e zhvilluar në këtë qytet se shumica ka prishur kontratën që kishte me zgjedhësit. “E keqja e madhe që ka mbërthyer Shqipërinë e ka emrin mashtrim, varfëri, pasiguri, e rritje çmimesh. E keqja e ka emrin arrogancë, krim e korrupsion në nivelin administratës. Rama-Meta e grisën kontratën me zgjedhësit, i vunë shkelim premtimeve që u dhanë, rritën taksat, çmimin e energjisë, shëndetësinë e bënë më të shtrenjtë. Grisën kontratën me zgjedhësit dhe lidhën kontratë me krimin. E gjithë kjo për të vjedhur votat, për të ndarë paratë e pista të korrupsionit dhe e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës”, – deklaroi Basha.

 

Vota e 21 qershorit

Në protestën në Kavajë, kreu i opozitës tha se qytetarët në 21 qershor do ta ndëshkojnë dyshen Rama-Meta. “Qytetarët do të ndëshkojnë me votë mashtrimin, braktisjen, arrogancën, mjerimin, papunësinë, mungesën e shpresës ku i ka kredhur Edi Rama dhe Ilir Meta. Vota e 21 qershorit është përgjigja e vërtetë e popullit të tradhtuar që do të kthejë mbrapsht mashtruesit dhe skotën e tyre të krimit”, – tha ai. Më tej duke iu rikthyer procesit të dekriminalizimit, Basha tha se opozita do ti shkojë deri në fund atij duke arritur të largojë nga Parlamenti dhe administrata personat me rekorde kriminale. “Nga Kavaja nisi rrëzimi i regjimit gjakatar të Enver Hoxhës 25 vite më parë. Nga Kavaja nis sot dekriminalizimi pa kthim i politikës shqiptare dhe do të shtrihet në gjithë vendin. Jo në bashki, jo në drejtim, jo në parlament por para drejtësisë trafikantët, kriminelët, gangsterët, banditët dhe miqtë e tyre politikanë”, – deklaroi ai. Ndërkaq kreu i demokratëve nuk nguroi të ripërsëriste kërkesën e tij për dorëheqjen e Kryeparlamentarit Meta lidhur me çështjen “Doshi”. “I kërkojmë Ilir Metës që të ikë nga karrigia numër 2 e shtetit. Kemi denoncuar publikisht, me prova e fakte, drejtuesit e sotëm të pushtetit. Kriminelët janë futur në çdo skutë e kanë përfunduar deri në Parlament. Edi Rama e di mirë se është ai që i ka kërkuar dhe gjetur me dorën e tij personat e përfshirë në organizata kriminale. Dyshja Rama-Meta do të jenë subjekt dekriminalizimi edhe më i madh se nga ai që po bëjmë me ligj”, – pohoi Basha.

 

Kryengritja antikomuniste

Në fjalën e tij dje në Kavajë, kryedemokrati shprehu vlerësime për kryengritjen antikomuniste të zhvilluar 25 vite më parë në këtë qytet. Sipas Bashës, mesazhet e asaj kryengritje janë aktuale edhe për ditët e sotme. “Kavaja me dy gishtat e fitores është monumenti i parë në altarin e lirisë kombëtare shqiptare. Ndaj është sot momenti të kujtojmë me nderim, përulje dhe mirënjohje të gjithë ata që u ngritën kur vendi lëngonte nën thundrën e hekurt të diktaturës. Kryengritja antikomuniste njëzet e pesë vjet më parë e Kavajës solidare dhe të bashkuar nuk është thjesht një rrëfim i bukur për bijtë, për bijat, për brezat e ardhshëm. Është një histori e gjallë që udhëton në kohë me mesazhet e saj aktuale”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency