Fotot e rralla nga Ballkani i ‘900-ës

0
150

ballkani 1917 4 burri shqiptarNga Prishtina në Tiranë, imazhe ballkanike të fillimit të ‘900-ës shënojnë edhe etnosin shqiptar. Një koleksion i vizatimeve e fotografive të artistit austriak Leopold Forstner, që janë prezantuar një ditë më parë në Muzeun Historik Kombëtar. Sigurisht i panjohur për shqiptarët, si artisti ashtu dhe punët e ekspozuara në siglën “Ballkani i vitit 1917, vizatuar nga artisti austriak i artit modern”. Leopold Forstner njihet edhe si bashkëpunëtor i artistit Gustav Klimt

Nga Prishtina në Tiranë, imazhe ballkanike të fillimit të ‘900-ës shënojnë edhe etnosin shqiptar. Një koleksion i vizatimeve e fotografive të artistit austriak Leopold Forstner, që janë prezantuar një ditë më parë në Muzeun Historik Kombëtar. Sigurisht i panjohur për shqiptarët, si artisti ashtu dhe punët e ekspozuar në siglën “Ballkani i vitit 1917, vizatuar nga artisti austriak i artit modern”. Leopold Forstner njihet edhe si bashkëpunëtor i artistit Gustav Klimt, ndërsa ka udhëtuar në vitet 1917 dhe 1918 në cilësinë e tij të oficerit të Perandorisë Austro-Hungareze në territoret e sotme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ai vizatoi portrete të banorëve vendas, fotografoi veshje kombëtarë dhe mblodhi objekte artizanale. Misioni i tij ka qenë dokumentimi i kulturës së popujve të Ballkanit përgjatë Luftës së Parë Botërore! Burrat që mbajnë veshje kombëtare pranë kullave e shtëpive prej druri janë vetëm disa nga shkrepjet e aparatit fotografik që austriaku Forstner kishte bërë në trojet shqiptare. Afërsisht 100 vizatime, 50 fotografi e artizanale të Fostnerit (1878-1936) ruhen edhe sot. Por para se kjo ekspozitë të vinte në Tiranë, më herët vepra e austriakut Leopold Forstner nuk ka munguar dhe në Kosovë.

Mes fotografive nuk mungonnin edhe harta të Ballkanit Perëndimor prej vitit 1915-1918, ku shihen edhe Podgorica në periudhën e Luftës së Parë Botërore dhe trupat e ushtrisë austro-hungareze në Beograd më 8 tetor të 1915-ës. Ndërkohë që ekspozita vjen në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Austriake dhe Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, do të qëndrojë për publikun deri më datë 15 mars. Ceremoninë e hapi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z. Labi, i cili tha: “Ndihem i nderuar që Muzeu Historik Kombëtar është pjesë e këtij bashkëpunimi. Kjo ekspozitë ku tregohet Ballkani i vitit 1917 është i rëndësisë së veçantë pasi shfaq para publikut shqiptar foto dhe vizatime të pa ekspozuara më parë”. Më tej ambasadori i Austrisë, z. Schnol, tha se ekspozita e sotme është një shprehje e kulturës, është një ekspozitë ku tregohet Ballkani i viteve 1917-1918. Siç dihet, shtoi ai, Austria ka qenë një mbështetëse e Shqipërisë në çdo kohë.

Re. Ku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency