Shpërthimet/ Tritoli, katër të arrestuarit mohojnë bashkëpunimin dhe përfshirjen

0
278

ShpërthimetAvokatët përgatite të ankimojnë vendimin e shkallës së parë që i la në arrest me burg, katër të dyshuarit për shpërthimet e datës 10 shkurt

Duket se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të rënda që u shënuan në 10 shkurt, ku brenda një dite u kryen dy shpërthime me tritol dhe një tjetër nuk u aktivizua, nuk do të jenë të lehta. Mësohet se katër të arrestuarit e disa ditëve më parë, për të cilët Policia e Shtetit thotë se janë bashkëpunëtorë në këto ngjarje, nuk kanë pranuar të flasin. Para oficerëve të policisë gjyqësore asnjë prej tyre nuk ka dhënë shpjegime dhe nuk kanë pranuar të kenë dijeni për ngjarjet. Bëhet e ditur se ata jan ëmarrë në pyetje në séance të veçanta dhe në dhoma të veçanta, por nuk kanë pohuar asgjë. Të gjithë janë marrë në pyetje duke pasur pranë edhe avokatët mbrojtës. Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Ergest Gjuta dhe Erjon Dule nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë, ata kundërshtuan provat dhe janë shprehur se nuk kanë dijeni për çfarë bëhet fjalë. Sipas burimeve të sigurta ata janë shprehur se nuk jan ëtë implikuar në ngjarjet e datës 10 shkurt dh ese nuk kanë pasur asfjë me familjen e Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Secili prej tyre ka dhënë versionin e tij dhe askush nuk ka pranuar akuzat.

 

Provat

Nga ana e saj Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur që përmes kompanive telefonike të konfirmoi të gjitha lëvizjet e 4 të arrestuarve dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim mëngjesin e datës 10 shkurt. Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka janë dy të shpallurit në kërkim. Ndërkohë që të gjithë të arrestuarit janë të njohur me njeri-tjetrin dhe kanë precedent të mëparshëm penal. Ka dyshime të arsyeshme që personi i dyshuar se ka vendosur tritolin në biznesin e Bshkim Tahirit, të jetë Lumjan Matmuja. Të dyshuarit Kamber Bruka dhe Erjon Dule mendohet se kanë vazhguar rrugët nga ka kaluar me biçiklet Matmuja për vendosjen e eksplozivëve. I dyshuari Ernest Gjuta dyshohet se ka siguruar kartat e telefonit dhe aparatet celular nëpërmjet, Emirjon Gjutës. Ndërsa personi i shpallur në kërkim Baftjar Bruka, sipas prokurorisë dyshohet se ka siguruar lëndën plasëse dhe montimin e tyre, të cilat janë aktivizuar nga Vladimir Gjuta njëherazi organizator i këtyre akteve terroriste. Por policia një ditë pas shpërthimeve vuri në pranga dhe një tjetër të dyshuar, Alfed Qefalia, për të cilin deklaroi se kishte marrë urdhër nga Admir Tafili për të vendosur tritolin në biznesin e familes Tahiri.

 

 Një i vrarë dhe një i plagosur në Mallakastër, vetëdorëzohet autori

Një person u vra dhe një tjetër u plagos gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës në Mallakastër. Pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në polici. Burime nga zyrtarët e Fierit bënë me dije se të shtunën, rreth orës 22.23, në fshatin Rromës në Mallakastër, në lokalin në pronësi të M. Zotaj, dyshohet se 32-vjeçari Engjëll Hodaj, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri, pushkë dhjetëshe, dy persona. Viktima, i cili ka gjetur vdekjen duke u transportuar për në spital është 21- vjeçari Eduart Zotaj, ndërsa është plagosur dhe pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën, 36-vjeçari Blerim Beqiraj. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar arma e zjarrit pushkë dhjetëshe, me të cilën është kryer krimi, fishekë dhe telefoni i autorit të dyshuar. Më herët, policia u bëri thirrje të gjithë banorëve të zonës dhe komunitetit të bashkëpunonin për gjetjen dhe arrestimin e autorit, ndërsa kundrejt informacionit të dhënë nga qytetaret është vënë një shpërblim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier.

 

Tentoi të korruptonte policinë rrugore, ishte në gjendje të dehur

Policia arrestoi një 22 –vjeçar pasi tentoi të korruptonte një efektiv të saj. Doland Nela u ndalua duke i dhënë makinës në gjendje të dehur rreth orës 05:30 në zonën e Vasil Shantos, në Tiranë. Kur efektivi i policisë i kërkon lejen e drejtimit ai ia jep atë bashkë me 30 mijë lekë ( të vjetra ). Polici i kërkon aryen se përse i jep lekët dhe 22 –vjeçari i përgjigjet duke i thënë se është ngatërruar, një version pak i besueshëm ky. Për këtë arsye polici i komunikon se do të arrestohet për korrupsion. E gjithë skena xhiruar nga kamera që efektivi i policisë kishte me vete. I riu nuk ishte në dijeni se po filmohej nga kamerat me të cilat janë pajisur disa patrulla të policisë. Pamjet e regjistruara, që do të shërbejnë si provë kundër 22 –vjeçarit policia nuk vonoi t’i nxirrte nga serverat e saj dhe t’ua shpërndante disa mediave në mënyrë preferenciale. Ndërkohë një tjetër rast i ngjashëm ndodhi në Vlorë. Policia arreston në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” shtetasin, Flladi Merkaj, vjeç 39, banues në fshatin Lapardha të Rrethit Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi rreth orës 12:30, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja” ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë rrugore në këmbim të mosndëshkimit të tij me masë administrative për parkim të gabuar të automjetit të tij tip Renault me targa AA443GC. Arrestimi i tij është kryer menjëherë pasi shtetasi i mësipërm i ka dhënë punonjësit të policisë shumën prej 1 mijë lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency