Derbi Italisë/ Romanët të sigurtë për fitoren, Juventus me shumë mungesa por i qetë

0
148

Roma JuventusKryeqytetasit janë tësigurtë për fitoren dhe do të përpiqen shumë për ta marrë pasi në të kundërt do të lamtumirë titull

Alegri ka deklaruar se kjo sfidëështë tepër e rendëishme por që për ta kjo nuk ndryshon fatin e tyre në kampionat

Roma Juventus është dhe ndeshja më e rëndësishmë e kësaj jave dhe të gjithë sezonit. Të dyja skuadrat “Big”, të Seria A, do të përballen një sfidë qëështë jetësore për ecurinë në kampionat. Më të motivuar duken romanët të cilët janë kapur fort pas kësaj sfide kjo edhe për faktin se humbja do tu jepte fund shpresave se mund të shpalleshin kampion. Ndërsa Juventusi nga krahu tjetër do ti mjaftonte edhe një barazim, por sfida para me Dortmundin e shton edhe më shumë presionin dhe probabilitetin që skuadra të pësojë disfatë. Bardhezinjtë e MasimilianoAlegrit shkojnë në sfidën ndaj Romës me një avantazh prej 9 pikësh kundrejt verdhekuqëve, në konferencën për shtyp ai hezitoi ta cilësonte përballjen e kësaj të Hëne si një sfidë vendimtare për titullin. Alegri foli gjithashtu edhe për gjëndjen në të cilën ndodhen dy futbollistë shumë të rëndësishëm të Juventusit si PaulPogba dhe ArturoVidal. “Roma ka pak pika të dobëta dhe në një ndeshje të vetme vlerat e saj si skuadër rriten akoma edhe më tepër. Kjo do të jetë një sfidë e rëndësishme për kampionatin por jo vendimtare. Pas ndeshjes tonë ndaj Romës do ketë edhe 13 javë kampionat dhe nuk duhet harruar fakti që edhe Napoli po i afrohet kreut. Për të fituar kampionatin duhet të arrimë edhe shumë fitore të tjera. Vidal dhe Pogba? Të dy janë mirë por unë dhe stafi teknik do ta vlerësojmë situatën e tyre deri në castet e fundit për të vendosur më pas nëse do të luajnë apo jo. I sigurt është fakti që nuk do të rrezikoj me asnjërin prej tyre pasi në një moment të tillë nuk mund ti lejojmë vetes të humbasim një tjetër mesfushor”. Ndaj Romës, Juventusi nuk do të ketë në dispozicion një futbollist si AndreaPirlo i cili pësoi një dëmtim në sfidën e Championsit ndaj Dortmundit dhe do të mungojë rreth 1 muaj, por pse bardhezinjtë nuk do të mbështeten te klasi  i 35-vjecarit Alegri është i bindur se në Olimpico të Romës do të zhvillohet një ndeshje spektakolare. “E përsëris kjo sfidë nuk do të jetë përcaktuese për fatet e sezonit por nuk mund ta anashkaloj faktin që për ne ka vlerë dyfish. Përballjetdirekte nëse i fiton të japin gjithmonë dyfishin e pikëve. Ne duhet të përpiqemi me cdo kusht që përballjetdirekte të jenë në favorin tonë edhe pas kësaj sfide pasi kampionatin mund ta fitosh edhe pikë të barabarta. I sigurt është fakti se në Olimpico do të zhvillohet një ndeshje e bukur pasi do të luajnë mes tyre dy skuadra shumë teknike”.

 

Rudi Garsia: Duhet të ruajmë vendin e dytë

Ndërsa RudiGarciaështë i mendimit Roma është padrone e fatit të saj vetëm në luftën për vendin e dytë. Trajneri i verdhekuqve që pas sfidës së fazës së parë me bardhezinjtë u shpreh i sigurt se skuadra e tij do të fitonte titullin, e pranon se tashmë sfida e kësaj të hëne me bardhezinjtë është e rëndësishme, por më shumë për luftën për vendin që siguron hyrjen automatike të Romës në Champions se sa për titullin. “Tani për ne ka rëndësi vetëm kjo ndeshje, duam ta fitojmë. Duhet të bëjmë gjithcka për të ruajtur vendin e dytë. Kjo do të jetë e vetmja mënyrë edhe për të patur mundësi që të tentojmë të parin. Edhe nëse do të fitonim gjithsesi, për sa i përket kampionatit kjo tanimë nuk varet vetëm nga ne”. RudiGarcia që kur ka zbarkuar në Itali nuk ja ka dalë asnjëherë të fitojë ndaj Juventusin në kampionat dhe tanimë i duhet të përballet edhe me deklaratat e tij para disa muajve kur shprehej i sigurt se Roma do të triumfonte për titullin. “Duhet të shfaqemi në lartësinë e duhur. Frazat që thashë në tetor për titullin? Ndoshta atje lart ka një fuqi të mistershme edhe për këtë mëkat, nëse kam mëkatuar me mendjemadhësinë. Nëse e bëra këtë mëkat, nuk ishte sjellja e një budallai që nuk di të reflektojë dhe që i thotë gjërat fluturimthi. Mendoj se për të mbajtur lart motivimin dhe ambiciet ishte e nevojshme që ta bëja dicka të tillë. Ambiciet tona nuk ndalen vetëm për këtë sezon pasi fati i Romës është që të fitojë, të luftojë për titullin e të shpresojmë që një ditë edhe për Europën “. Këto mund të jenë ambiciet e së ardhmes, por ndërkohë një arritje mund të jetë edhe një fitore në Olimpico ku Romës i mungon suksesi që nga nëntori i kaluar. “Kemi shumë dëshirë ta fitojmë këtë ndeshje pasi luhet në Olimpico edhe pse ka ca kohë që ambienti nuk është i qetë për shkak të barazimeve të shumta. Jam i sigurt se djemtë do të japin gjithcka dhe do të luftojnë shumë për të fituar, pavarësisht se përballemi me skuadrën më të fortë të kampionatit”. Për sa i përket formacionit Garcia konfirmoi mungesan e Doumbia ndërkohë që Iturbe është i gatshëm edhe pse nuk mund të luajë ende një ndeshje të tërë. Trajneri verdhekuq shpreson të shohë një ndeshje të bukur ndërsa shpjegon edhe ambiciet e ekipit të tij. “Roma kërkon të demonstrojë se mund të konkurrojë me të parën e kampionatit. Unë gjithmonë kam menduar këtë pavarësisht se gabimet tona na kanë cuar në këtë situatë. Nëse Juventusit do t’i kishin munguar Pirlo e Pogbasic na ndodhi ne me Strootman dhe Castan do të kishte ndodhur e njëjta gjë, por tani fjalët nuk kanë shumë rëndësi, rëndësi ka që të bëjmë gjithcka për të fituar”.

 

Toti dhe De Rosi të bindur për fitoren

FrancescoTotti është i bindur se Roma mund ta ngushtojë diferencën e pikëve me Juventusin dhe të rikthehet në garën për titullin e Serie A. “Jemi të bindur se mund të kthehemi në kampionat, të rihapim garën për titull që njerëzit tashmë e konsiderojnë të përfunduar”. “Po përgatitemi mirë për këtë ndeshje, ngjashëm si për atë ndaj Feyenoordit. Ka kaluar një kohë e gjatë qëkur nuk kemi pasur një fitore të madhe në Olimpico, prandaj do të ishte bukur t’i shihnim fansat duke festuar dhe duke na gëzuar”, ka thënëToti. I të njëjtit mendim është dhe De Rosi. “Shpresonin të vinim në këtë ndeshje në një situatë si kjo, pra të luanim një takim direkt për të parakaluar Juventusin në renditje ose për t’iu afruar disi. Deri pak javë më përpara ishim shumë pranë tyre, por në ndeshjet e fundit u kemi lëshuar disi terren. Tashmë mundësia jone e vetme për të rihapur kampionatin është të fitojmë ndaj tyre dhe unë besoj se do ta arrijmë një qëllim të tillë”. Akutalisht Roma pozicionohet 9 pikë pas Juventusit. Në vijim të intervistës së tij De Rossi ose kapiteni i së ardhmes sic e quajnë të gjithë në skuadër tregoi edhe arsyet e rezulateteve të dobëta që kanë marrë kryeqytetasit në sfidat e fundit. “Jemi dënuar nga një sërë dëmtimesh por edhe nga Kupa e Afrikës. Kemi kaluar një periudhë me të vërtetë të keqe por dicka e tillë edhe mund të qëndrojë në një sezon të gjatë  dhe të lodhshëm. Unë nuk mendoj se ndërmjet nesh dhe Juventusit ekzistojnë diferenca të mëdha, i vetmi ndryshim qëndron te fakti se ne kemi barazuar shumë ndeshje gjatë 2 muajve të fundit, ndërsa bardhezinjtë janë treguar më racionalë”. Vendimet aspak korrekte të kryesorit Rochi në sfidën e fazës së parë që përfundoi me rezultatin 3-2 kanë bërë që në lidhje me atë takim të mos shuhen polemikat edhe sot kësaj dite. “Pas një ndeshjeje të humbur të gjithë janë nervozë por edhe unë u bashkohem fjalëve të kapitenit Totti. Problemi qëndron te fakti se është folur me të vërtetë shumë për një ndeshje që nuk ishte vendimatare për fatet e sezonit. Gjithsesi ne tashmë kemi lënë gjithcka pas dhe jemi gati për tu përballur sërish me Juven”.

 

Mungesa e Vidalit dhimbje koke shtesë

Juventusi pritet të paraqitet me mungesa të mëdha në derbin ndaj Romës. Bianconerët kanë filluar ta ndiejnë lodhjen e pjesës së dytë të sezonit, sepse vetëm në tri ditët e fundit, tre prej mesfushorëve më të mirë, AndreaPirlo, PaulPogba dhe ArturoVidal, janë ndalur nga lëndimet. Pas Pirlos që e ka të sigurt mungesën, Pogba dhe Vidal mund të mos paraqiten në Olimpico, çka do të ia bënin ndeshjen më të lehtë Romës, pasi treshja e mesfushës së Juventusitjanë ndër më të mirët në Itali. Në vend të Vidalit, pritet inkuadrimi i Sturaros, ndërsa mesfusha pritet të mbulohet edhe nga Peryera dhe Marchisio.

 

Çelsi fiton CapitalOne Cup

Çelsi ka mposhtur Totenhamin në Ëembley me rezultat 2-0 për të fituar trofeun e parë këtë sezon atë të CapitalOne Cup. Paraqitja e Bluve ishte fantastike nga fillimi i takimit, pasi e dominuan dhe sulmuan portën e rivalëve lokal. Në minutën e fundit të pjesës së parë pas shumë përpjekjeve erdhi edhe goli i parë, i realizuar nga Xhonn Terri. Në pjesën e dytë me të filluar Çelsi tentoi të vendosë lojën dhe ishte në fakt Ëalker ai që shënoi autogol për të realizuar për 2-0 dhe për të mbyllur në një farë mënyre takimin. Deri në fund të sfidës nuk pati gola dhe kështu blutë e fitojnë trofeun e parë këtë sezon. Nëse Çelsi vazhdon me këtë formë, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të fitojë edhe Ligën Premier, pasi ka një avantazh të ndjeshëm ndaj rivalit Mançester Siti.
Roxhers: Me fitoren ndaj Sitit kthehemi në normalitet

Trajneri i Liverpul, BrendanRoxhers ka thënë se skuadra e tij më në fund “po kthehet në vend”, pas një gjysme të parë të dobët në këtë sezon. “Reds” po qëndronin në mesin e tabelës gjatë dhjetorit, por në ndeshjet e fundit kanë gjetur formën, duke zënë pozitën e pestë. “Karakteri i kësaj skuadre u vë në pikëpyetje në fillim të sezonit”, deklaroi Roxhers pas fitores 2-1 ndaj Cityt. “Ne vetëm po provonim që të gjenim ritmin tonë dhe të balancojmë skuadrën, me pak kohë dhe shumë lojtarë të rinj në dispozicion. Kjo gjë nuk ka ndodhur rastësisht, lojtarët kanë punuar shumë dhe kanë besuar në punën e tyre” ka shtuar trajneri i të kuqve.

 

Arsenali ringrihet, fiton ndaj Everton

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Evertonit, pas disfatës shokuese në mesjavë ndaj Monacos. Angazhimi i Topçinjve, u vërejt nga fillimi që u shpërblze me gol. Ishte OlivierZhirud ai që ka realizuar pas 39 minutash lojë për 1-0 dhe epërsinë e Arsenalit, e gjithë kjo ndihmuar nga MesutOzil. Deri në fund të takimit u zhvillua një lojë mjaft intensive, dhe krejt në fund të takimit erdhi edhe goli i konfirmimit të fitores. Realizator ishte TomasRosiçki i cili u inkuadrua dhjetë minuta pa përfunduar takimi. Me këtë fitore, Arsenali ka 51 pikë, nëntë pikë më pak se lideri aktual në tabelë Çelsi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Arsenali është katër pikë larg Sitit që mban vendin e dytë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency