Kontrolli i Lartë i Shtetit, zbulohen abuzimet e zyrtarëve të lartë me turizmin

0
129

 Ervin Kaduku

Kontrolli i Lartë i ShtetitKontrolli i Lartë i Shtetit “zbulon” arbitraritetin në Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit, dy institucione paralele të përqendruara në një dorë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar abuzime skandaloze në Agjencinë Kombëtare të Turizmit.

Në një artikull të mëparshëm, “standard” ka publikuar shpenzimet e kryera nga zyrtarët e AKT jashtë vendit me fonde publike, që së bashku arrijnë në më shumë se 255 mijë euro, vetëm nga janari në nëntor të vitit të kaluar. Në to nuk mungojnë edhe fatura, në të cilat specifikohet se blerjet janë bërë me “procedura emergjente”. Në to bien në sy edhe çudira të tilla, ku, për të paguar vizën amerikane, përdoret kursi në euro dhe jo në dollarë. 19 mijë e kusur paund britanikë përdoren për një pagesë të vetme për panairin e Londrës, ku zonja drejtoreshë nuk ka mundur të marrë pjesë, pasi mashtroi me të dhënat e saj personale në kërkesën për vizë angleze. Kjo është një nga 7 pagesat që janë bërë për panairin e Londrës. Për panairin e Singaporit janë paguar në një faturë më se 13 mijë dollarë, ndërsa më se 63 milionë lekë të vjetra është paguar për kuotizacionin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Turizmit.

 

Auditi i KLSH

Në procesverbalin nr. 10 të grupit të Auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit konstatohet sa më poshtë

Lidhur me procedurat e marrjes me qira të makinave:

  1. a) Është kaluar në procedurën e emergjencës, duke marrë ofertë nga Albarent shpk, për vlerën 81.200 lekë pa TVSH ose 580 euro, që do të thotë 9.03.52 lekë, e cila është më e lartë se vlera e fondit limit të përllogaritur….
  2. b) Mungon dokumenti i komunikimit që ka patur AKT me APP (Agjencinë e Prokurimit Publik) dhe orientimi i kësaj të fundit për mënyrën e veprimit, në këto kushte…. Për moszbatimin e kërkesës procedurale të mësipërme, mban përgjegjësi Kryetari i AK, Drejtori i Përgjithshëm i AKT.
  3. Mbulimi i shpenzimeve të disa aktiviteteve që nuk kanë lidhje me objektin e qëllimin e AKT:

 

 KLSH konstaton që:

Me USH nr 264, datë 09.09.2014…

Nga vëzhgimi edhe i programit të detajuar, konstatohet se ky aktivitet nuk ka lidhje me promovimin e turizmit, pra është jashtë objektit të përcaktuar nga Ligji nr. 9734… Gjithashtu, duhet të theksohet se pagesa rreth 740 mijë lekë, është bërë në favor të aktivitetit të një subjekti, për të cilin AKT nuk ka asnjë dokumentacion, si subjekt fizik apo juridik, çertifikatë të QKR-së, licencë profesionale etj.

Mbi atë çfarë u trajtua më sipërkonkludohet se shpenzimet, duke mos qenë e mbështetur në bazën ligjore, janë të pajustifikuara dhe përbëjnë shkelje të disiplinës financiare.

 

KLSH ka konstatuar më poshtë:

…. 2) Me USH nr. 284, datë 16.09.2014, është kryer transaksioni për mbulimin e shpenzimeve të bëra për aktivitetin “Festa e Birrës” (qera pajisje), në favor të subjektit Jani Stratobërdha, sipas faturës tatimore nr.35, datë 18.08.2014 (qira për 220 copë stola e tavolina), vlera 429.600 lekë.

Në dokumentacionin për aktivitetin nuk sqarohet lidhja e “Festa e Birrës” me aktivitetin turistik të AKT. Edhe më tepër shtohet pikëpyetja, duke u nisur nga fakti se AKT ka përballuar gjysmën e shpenzimeve të aktivitetit, duke paguar qira për stola e tavolina.

KLSH nuk ka konstatuar vetëm kaq…

 

INSTAT: Produktiviteti i ekonomisë në rënie, mbizotërojnë shërbimet

Instituti i Statistikave publikoi dje rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2013. Ndonëse të vonuara në kohë, për shkak të nevojës për të përpunuar një material voluminoz, këto të dhëna japin një tablo të rëndësishme të tendencave të sektorit privat në vend.

Nga të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, del se për

ekonominë shqiptare problem mbetet një produktivitet në rënie i punës. Mbështetur në të dhënat e INSTAT-it, për vitin 2013 treguesi i produktivitetit të punës ose xhiro mesatare për të punësuar pësoi një rënie vjetore me 3%. Kjo ka prekur si sektorin e prodhimit, ashtu edhe atë të shërbimeve.

Në analizën e INSTAT-it, arsyeja kryesore e rënies së produktivitetit të ekonomi është një rritje e punësimit me ritme më të larta në raport me rritjen e shitjeve. Në vitin 2013, në Shqipëri vepronin afro 85 mijë ndërmarrje aktive, që punësonin gjithsej rreth 344 mijë individë. Anketa tregoi edhe njëherë se aktiviteti i biznesit dhe punësimi vazhdojnë të jenë të mbështetura kryesisht te shërbimet. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, 85.3%, operojnë në aktivitetet e shërbimeve dhe kryesisht në sektorin e tregtisë. Në tregti operojnë 43.3% e ndërmarrjeve të cilat përbëjnë 48.7% të shitjeve neto nga të gjitha ndërmarrjet së bashku.

Në punësim, segmenti me peshën më të rëndësishme është ai i ndërmarrjeve mikro, me një deri katër të punësuar, me 35% të numrit total të të punësuarve. Ndërmarrjet e mëdha zënë vetëm 5% të numrit total të bizneseve, por punësojnë mbi 31% të totalit të

punonjësve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency