Në mes të ditës/ Një burrë ushtron dhunë ndaj një femre në Tiranë 

0
125

femra_2119Prej dy ditësh po qarkullon në rrjetet sociale një video e filmuar në Tiranë, që tregon momentin kur një mashkull dhunon një femër në rrugë. Në video shihet një burrë që godet pa mëshirë një femër në mes të ditës, dy herë në fytyrë, dhe më pas ajo largohet me shpejtësi. Videoja e publikuar nga faqja “Jeta Osh Qef” në Facebook, ka marrë komente të shumta nga fansat e faqes, të cilët dënojnë veprimin e dhunshëm të burrit. Ende nuk dihet nëse vajza ka bërë denoncimin në polici, për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency