Udhëzimi / 5 provimet e maturës, ja çfarë do të përmbajnë testet për të gjithë maturantët

0
172

maturantet-1Dy fazat për të plotësuar formularin A1 dhe A1Z

Pikët për në universitet, mënyra për t’i llogaritur

 

Duke filluar nga muaji mars, të gjithë maturantët do të plotësojnë formularin A1, që është edhe hapi i parë për në universitet. Deri në datën 25 shkurt në faqen online të Ministrisë së Arsimit do të publikohet formulari A1 dhe A1Z. Maturantët do të bëjnë fillimisht aplikimin në portalin qeveritar e-albania nga data 1 deri në 15 mars dhe më pas do të bëjnë regjistrimin në portalin e Maturës Shtetërore nga data 15 deri në 31 mars. Plotësimi i formularit A1 dhe A1Z do të bëhet në shkollat e mesme ku kandidatët kryejnë ose kanë përfunduar shkollën e mesme. Dokumentet që duhen paraqitur pranë shkollës janë: Një kërkesë me shkrim për dhënien e provimeve të maturës dhe vërtetimin e notave për të gjitha vitet e shkollës së mesme. Kandidatët që kanë mbaruar Maturën Shtetërore në vitet 2006-2014 aplikojnë për në universitet bazuar në rezultatet e viteve të kaluara, gjithmonë nëse nuk janë shpallur më parë fitues në një nga programet e studimit. Kandidatët mund të rijapin provimin vetëm nëse notat janë më të ulëta se 4.5. Kandidatëve, të cilët kanë marrë dëftese pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, t’u njihen dy nga provimet e detyruara që përputhen me D1 dhe D2 ose provimet e njëvlershme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të.

 

Provimet

Provimet e Maturës zhvillohen vetëm me shkrim. Struktura, data dhe kohëzgjatja e provimeve përcaktohen me udhëzim të ministres së Arsimit. Çdo maturant, për të qenë kalues në provimet e maturës, nuk duhet të marrë më pak se 20% të pikëve të testit, në të kundërt do të quhet mbetës. Testet e maturës përgatiten nga grupe të veçanta, të cilat ngrihen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, ndërsa përzgjedhja e testeve përfundimtare të provimeve do të bëhet përmes teknologjisë dixhitale. Ashtu si në vitet e kaluara mënyra e dhënies së provimeve do të jetë e njëjtë. Do të jenë administratorët e provimeve ata që do të menaxhojnë ambientet me nga 25 kandidatë, ku do zhvillohet testimi. Maturantët do të kenë të ndaluar pajisjet teknologjike, si celular, i-pad apo kufjet elektronike. Gjithashtu maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm edhe për sa i përket pjesës se plotësimit të testit, pasi të plotësosh testin me stilolaps me ngjyrë të zezë, atëherë vlerësohesh me 0 pikë. Gjithashtu, do të vlerësohen me 0 pikë edhe në rastet kur kanë rrethuar më shumë se një alternative apo kanë shkruar të dhënat e tyre në fletën e provimit. Ndërkohë provimi gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës Shtetërore, por nuk të ndikojë te pikët sipas formulës së mëposhtme. Testi i gjuhës së huaj me zgjedhje të hartohet në nivelin gjuhësor B2. Lista e gjuhëve të huaja, si lëndë me zgjedhje, do të përcaktohet në udhëzimin për plotësimin e formularit A1 / A1Z.

 

Si llogariten pikët për në universitet

Shënohet me: M, 1 ïl, D2, ZI dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje.

K, FI dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën: s={[26 x M +20x (D1+D2)] x K +17 x(ZlxFl+Z2 x F2)}x5

 

 

Studimi

Interneti “kërcënon” fëmijët

 

Bota virtuale e internetit përbën një kërcënim të madh për fëmijët të cilët mund të shantazhohen apo të përballen me situata aspak normale. Rreth 47 për qind e fëmijëve që i përkasin moshës 13 deri në 18 vjeç, janë kontaktuar online nga një individ dhe në 40 për qind të rasteve ata janë shtetas të huaj. Një pjesë e madhe e fëmijëve tregojnë se shpesh përballen me pamje pornografike, të cilat shfaqen në kompjuterat e tyre në mënyrë të padëshiruar. “Vjedhja e llogarisë në Facebook, përdorimi i fotografive në mënyrë tallëse, kontaktimi nga persona të panjohur dhe shikimi i materialeve jo të përshtatshme janë disa nga problemet më madhore. Ka nevojë që prindërit të kenë mundësi vendosjen e filtrave në kompjuterat e tyre, si ta monitorojnë atë, ndërkohë shteti shqiptar duhet të ketë persona kompetentë për të vëzhguar këtë problem”, – thotë Eridiona Stana, eksperte në fushën për mbrojtjen të dhënave të fëmijëve. Por si mund t’i mbrojmë fëmijët nga këto kërcënime? 32% e fëmijëve të intervistuar konfirmuan që nëse do të lëndoheshin online, më pak të mundshmit për t’iu kërkuar ndihmë do të ishin mësuesit e tyre. Ekspertët kërkojnë që në zyrën e krimeve kompjuterike të ketë specialistë që merren me rastet e abuzimit. Të vendosen filtra për programet që janë të padëshiruara në mënyrë që të bllokohen programet e padëshiruara për fëmijët.

 

 

Banka Evropiane

Kreditë e këqija frenojnë kreditimin

 

Niveli i lartë i kredive me probleme është shqetësimi kryesor për grupet e huaja bankare që veprojnë në Shqipëri dhe ky faktor do të vazhdojë të ketë efekt shtrëngues në ofertën për kredi. Në kuadër në Nismës së Vjenës, Banka Evropiane e Investimeve kryen dy herë në vit një vrojtim të aktivitetit kreditues në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Në rastin e Shqipërisë, për gjashtëmujorin e dytë 2014 janë intervistuar pesë banka evropiane, filialet shqiptare të të cilave zotërojnë 54% të aktiveve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Gjykimi i tyre për ekonominë shqiptare evidenton rrezikun për rimëkëmbjen ekonomike, por megjithatë bankat besojnë se kërkesa do të rikuperohet më shpejt se oferta. Në përgjithësi, burimet e financimit dhe likuiditeti nuk përbëjnë më shqetësim për aktivitetin kreditues, ndërkohë që shqetësimi kryesor mbetet niveli i lartë i kredive me probleme. Pikërisht cilësia e kredisë, në nivel grupi dhe lokal, së bashku me kuadrin rregullator, përbëjnë pengesën më të madhe në rritjen e kreditimit. Bankat mëma vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një treg me potencial të ulët deri në mesatar dhe shumica e tyre nuk janë të kënaqura me pozicionimin e tyre në treg. Kthimi ndaj kapitalit dhe ai ndaj aktiveve në Shqipëri raportohen më të ulët se mesataret e rajonit, megjithëse ka shenja për përmirësime të mundshme në afat më të gjatë. Procesi i konsolidimit të aktivitetit duket se do të vazhdojë dhe të paktën dy prej grupeve bankare të intervistuara raportojnë se synojnë të reduktojnë operacionet e tyre në Shqipëri, ndonëse ky numër është më i ulët se në vrojtimin e kryer për gjysmën e parë të vitit 2014.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency