Industria e vesit

0
125

Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga Po ndiqja një reportazh lidhur me zhvillimin e Monte Karlos nga një copë shkëmb mbi det në shekullin e kaluar në një qytet-shtet të urbanizuar e të pasur sot.

E ka bërë industria e vesit (jo e krimit): pra lojërat e bixhozit për të pasur, të pataksuara.

Po mendoja: Po sikur ndonjë qytet që nuk po zhvillohet fare, të varfër ke Zoti, brekëgrisur, me këmbët në ujë, me papunësi, të zhvillohej pikërisht me industrinë e vesit (jo të krimit).

Ta zëmë të ndërtohet një burg. Sjell zhvillime një burg rreth e qark, e dini vetë pse, avokatë, gardianë, familjarë, rrjet tregtie ku bosët do të blejnë etj. Sjell me vete hotele etj.

Pastaj edhe plot me kazino, lojëra bixhozi, lojëra fati, loto sporti, pa taksa.

Pse Holanda etj. kanë edhe shtëpi publike të legalizuara, atje në atë qytet mund të ishin cilësore.

Edhe ndonjë gjë tjetër, si ndonjë sallë për të tymosur nga pak siç ka në kryeqytetet e botës për atë që dezintoksikohen.

E gjithë industria e vesit aty (jo e krimit) ta provonim një herë, a do ta ndryshonte faqen e atij qyteti, se me punë të ndershme nuk po bëjmë gjë, po ecim si kërmij ngadalë ose si kërriça, së prapthi kur i tërheqin prej kapistalli, s’po ja dalim dot.

Këto po mendoja duke parë atë reportazh për Monte Karlon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency