Shmanget çarja e argjinaturës së Nartës

0
161

nartaArgjinatura e Nartës rrezikoi të çahej këtë paradite. Portat që derdhin ujin në lagunë u përbytën dhe uji e kaloi nvielin e argjinaturës. Autoritetet vendore dhe Shtabi i Emergjencave ndërhynë duke pastruar me mjete të rënda pjesë të kanalit, për të bërë të mundur qarkullimin e ujit. Ministria e Brendshme njoftoi se ndërhyrja u bë me skrepa e fadroma për të hapur pjesët e bllokuara të kanalit për të evituar çdo rrezik të mundshëm në ditët e ardhshme. Sipas MB, situata është tërësisht nën kontroll dhe brenda të gjitha parametrave të sigurisë së kërkuar. Çarja e argjinaturës së Nartës do të vinte në rrezik të gjithë zonën e banuar të këtij fshati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency