Reshjet e shiut/ Kryebashkiaku Basha mbledh shtabin e emergjencës, 900 punonjës në terren

0
137

Bozdo: Rama të zhbllokojë punimet në lumin e Tiranës, punonjësit e Bashkisë në terren për të mbajtur nën kontroll situatën

basha te permbytjetKryebashkiaku Lulzim Basha ka mbledhur shtabin e emergjencës se Bashkisë së Tiranës, ku dhe janë shpërndarë në terren mbi 900 punonjës për të mbajtur situatën nën kontroll si pasojë e shtimit te reshjeve te shiut. Dje, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka inspektuar situatën në terren. Bozdo ka parë nga afër prurjet në lumin e Tiranës, e cila pas ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia e Tiranës për rehabilitimin e tij, ka bërë të mundur që për herë të parë të mos ketë përmbytje në zonën përgjatë tij. Bozdo është ndalur në shkollën “Qazim Turdiu”, e cila ka pasur prezencë uji. “Jam këtu për të inspektuar shkollën “Qazim Turdiu” ku u raportua gjatë mbrëmjes një situatë me ujë në oborr të shkollës me një përmbytje të lehtë. Për fat të mirë tashmë ujërat janë tërhequr. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka mbledhur shtabin e emergjencës së Bashkisë së Tiranës për t’i bërë ballë situatës së reshjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për sot, por të dhënat meteorologjike tregojnë që deri të dielën ka për të pasur reshje. Për momentin kemi më shumë se 930 forca të Bashkisë të ndërmarrjeve të ndryshme, plus Ujësjellës kanalizimet të cilët monitorojnë Tiranën në pika të nxehta. Për fat të mirë, rreziku më i madh i Tiranës, që është Lumi i Tiranës, tashmë për shkak të punimeve të kryera atje është shmangur. Vjet në një situatë si kjo, ne kemi pasur më shumë se tetëqind shtëpi dhe banesa, si dhe dëme të thella materiale në të gjithë banorët. Kurse tashmë për shkak të punimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës, pavarësisht se ato janë bllokuar me urdhër politik, kjo situatë për fat të mirë nuk verifikohet më”, – përmendi Bozdo.

Shtim i reshjeve

Ndërkohë, parashikohet shtimi i reshjeve te shiut, nënkryetari i Bashkisë u ka bërë thirrje bizneseve, të cilat kanë objekte poshtë nivelit të rrugës, të marrin masa për të parandaluar dëmet që mund të shkaktohen nga rritja e nivelit të reshjeve. “I bëjmë thirrje biznese që për shkak të ditëve që do të vijnë të cilat pritet që të jenë me reshje, ato veçanërisht që ndodhen nën nivelin e rrugëve dhe nën nivelin e ujërave të marrin masa për të shmangur derdhjen e ujërave në mjediset e tyre dhe i themi gjithë Tiranës se Bashkia e Tiranës është në një pozicion pritje, kemi shpërndarë të gjitha forcat tona. Do ndërhyjmë me shpejtësinë më të madhe, ashtu si ndërhymë në përmbytjen e fundit për të bërë ç ‘është e mundur për të lehtësuar një situatë të mundshme emergjente që mund të pritet këto ditë. Thirrja ime shkon përsëri për qeverinë, shkon për kryeministrin Edi Rama, i bëj thirrje që të zhbllokojë projektin e Bulevardit dhe të Lumit të Tiranës, në mënyrë që ne t’i japim një zgjidhje përfundimtare jo vetëm çështjes së përmbytjes, por edhe çështjes së një infrastrukturave të mirëqenë për Tiranën”, – përfundoi nënkryetari i Bashkisë.

Shqipëri – Kosovë/ Pas kurrikulave, tekste të përbashkëta

Pas njësimit të kurrikulave, Shqipëria dhe Kosova do të fillojnë hartimin e teksteve të përbashkëta. Tashmë ka përfunduar njësimi i programeve për të dyja shtetet, kurrikula, të cilat do të zbatohen fillimisht në klasën e parë dhe të gjashtë të sistemit parauniversitar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe homologu i saj kosovar, Arsim Bajrami, u shprehën se programet e njësuara synojnë standardin dhe cilësinë e kërkuar. “Për të filluar kthesën e madhe që ka një tregues të vetëm që është ajo e cilësisë në arsimin parauniversitar. Ndaj ne do të vijojmë me ekipet tona të përbashkëta që mundësuan jo vetëm unifikimin e kornizës kurrikulare për të vijuar më pas me monitorimin e implementimit në 26 shkolla të kurrikulës së re të orientuar nga kompetencat, kryesisht në klasën e parë dhe të gjashtë dhe për të intensifikuar punën në të gjitha dakordësimet për implementimin e kësaj reforme në të gjithë sistemin tonë parauniversitar”, – tha Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit. “Kanë punuar grupet tona të përbashkëta dhe kjo përpjekje nuk do të ndalet. Këtë nuk do ta bëjmë vetëm për simbolikën, por do të mjaftohemi me programet të përbashkëta, me sistem të përbashkët, me kualitet dhe cilësi të përbashkët në arsimin parauniversitar”, – u shpreh Arsim Bajrami, ministër i Arsimit të Kosovës. Krahas bashkëpunimit në sistemin e arsimit parauniversitar gjatë takimit mes dy ministrave është rënë dakort për një bashkëpunim edhe në sistemin e arsimit të lartë,pasi aktualisht në të dyja shtetet është duke u përgatitur ligji i arsimit të lartë. Ministrja Nikolla shtoi se ekipet e përbashkëta për projektligjin e arsimit të lartë do të kenë mundësi të ndajnë vizionet e tyre dhe qasjet e reja në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, ndërsa ato do të vijojnë punën edhe për programet e përbashkëta si Erasmus +.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency