Biznesi i vogël/ Sistemi i ri, ndryshon procedura e pagesave të detyrimit

0
125

biznesi i vogel ushqimorePër arsye të përditësimeve që po bëhen në aplikimin e një sistemi të ri informatik të komunikimit të Tatimeve me biznesin, administrata fiskale ka miratuar procedura të reja përdorimi për kategori të ndryshme të bizneseve. Kështu, për biznesin e vogël nuk ka qenë i mundur të kryhet deri më datë 8 janar deklarimi elektronik si dhe deklarimi i listëpagesave për muajin dhjetor 2014.

Sistemi i ri i Tatimeve nga dhjetori 2014 e në vazhdim, do të gjenerojë një urdhër pagesë për çdo listëpagesë që biznesi do të dorëzohet. Kjo do të bëjë që, ndryshe nga sistemi i vjetër, për biznesin e vogël nuk do të gjenerohet urdhërpagesa 3-mujore.

Në uebsajtin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shpjegohet edhe procedura e deklarimit të listëpagesave për biznesin e vogël. E gjithë procedura ka një kusht, ku nuk mund të krijoni një listëpagese të re në qoftë se nuk keni dorëzuar listëpagesat tjera të mëparshme.

Pas ndjekjes së këtyre hapave, për periudhat në vazhdim, pra pas dhjetorit 2014, biznesit do t’i duhet vetëm të gjenerojë Listëpagesat, pasi nuk do të ketë më në përdorim FDP për Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, si dhe për Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi. Këto FDP tashmë i zëvendësojnë vetëm Listëpagesat mujore.

Për çdo muaj biznesit do t’i duhet të gjenerojë, plotësojë dhe dorëzojë Listëpagesat, për të cilat respektivisht për çdo muaj do t’i duhet të printojë Urdhërpagesat. Urdhërpagesat paguhen vetëm

në banka tregtare dhe jo në zyrat e shërbimit postar, sipas udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

 

Shqipëria dhe Kosova zgjidhin problemin e tregtisë së drithit

Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë njohjen reciproke të certifikatave të prodhimeve të tyre bujqësore. Kjo do ta bëjë të mundur kalimin pa asnjë lloj pengese të mallrave me dokumentet përkatëse, dhe lehtësim procedurash për agrobizneset e të dyjave vendeve.

Marrëveshja u arrit gjatë takimit të zhvilluar midis ministrit të Bujqësisë, Edmond Panarti dhe homologut Memli Krasniqi, në Prishtinë.

Ministri Panariti theksoi se tashmë ekziston një paketë integrale e përbashkët e miellit, e cila, pasi mori miratimin paraprak të prodhuesve të të dyja vendeve, do të formalizohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë si një paketë e njehsuar e standardeve të sigurisë në fushën e shkëmbimit të drithërave dhe të miellit. Por ky bashkëpunim pritet të vijojë edhe më tej.

“Unë pata rastin t’i paraqes ministrit Krasniqi edhe propozimet tona për njehsimin e standardeve edhe për artikujt e tjerë ushqimorë, duke filluar nga qumështi, nga verat, mjalti, vaji etj dhe presim që pala kosovare, autoritet përkatëse të fushës, të japin opinionin e tyre në mënyrë që ne së shpejti të dalim me një paketë të përbashkët të standardeve të cilësisë së sigurisë edhe të këtyre produkteve, duke bërë një hap tjetër të vendosur për unifikimin e standardeve”, – u shpreh ministri Panariti.

Ai, po ashtu, tha se dy palët do të punojnë që të realizohet një treg i përbashkët, duke e konsideruar këtë si bashkimin e vërtetë të shqiptarëve.

Nga ana e tij, homologu kosovar Krasniqi ka theksuar se do të ndërmerren hapa të tjera bashkëpunimi në fushën e bujqësisë mes dy vendeve, në mënyrë që raportet midis Kosovës dhe Shqipërisë të jenë shembulli më i mirë i bashkëpunimit rajonal.

“Ishte një pajtim i përbashkët që bashkëpunimi në fushën e bujqësisë në sigurinë e ushqimit, por edhe në fusha të tjera të përgjegjësive tona, duhet të avancohet edhe më tej në të ardhmen, në mënyrë që të ketë një lehtësim të komunikimit, të qarkullimit dhe një ndihmesë edhe për prodhuesit, edhe për bizneset edhe për agrobizneset dhe bizneset e tjera në fushat që ne mbulojmë”, – u shpreh Krasniqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency