Detajet/ “Charlie Hedbo” Ismail Kadare: Kombi shqiptar është evropian dhe s’ka të bëjë me këto

0
119

“Charlie Hedbo”Pas atentatit të ndodhur në Paris ku humbën jetën 12 persona, shkrimtari Ismail Kadare ka thënë se populli shqiptar s’duhet të vuajë më nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve. Kadare në një intervistë për gazetën “Express” u shpreh: “Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identiteti evropian, ka lindur në kontinentin evropian, midis qytetërimit evropian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare evropian. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identiteti të dyfishtë”.

Sipas shkrimtarit Ismail Kadare, kombi shqiptar duhet të bindet se është evropian dhe s’ka të bëjë me këto. “Është evropian, ka rrënjë evropiane, ka histori evropiane, ka kulturë evropiane, ka kujtesë evropiane, ka gjuhë evropiane. Kjo është. Asgjë tjetër”, – nënvizoi Kadare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency