Vendimi i ISSH/ Pensionistët, datat kur do të marrin shpërblimin, përfitojnë 598 203 persona

0
129

pensioniste ne radhe per shperblimDo ta përfitojnë shumën prej 2000 lekësh 344 382 persona që përfitojnë pensione urbane pleqërie, invaliditeti dhe familjar, 149 691 persona që përfitojnë pensione fshati, pleqërie, invaliditeti e familjar

 Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar datat se kur do të marrin shpërblimin e fundvitit të gjithë pensionistët. Shpërndarja e shpërblimit ka nisur dje dhe do të përfundojë më 30 dhjetor. Sipas vendimit, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e Postës Shqiptare shpërblimin sipas kategorive të përcaktuar në këtë vendimin e Këshillit të Ministrave. “Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja, në bashkëpunim me Postën Shqiptare ka hartuar nje grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Sipas grafikut, pensionistët do të marrin nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 14:00 e deri në orën 20:00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit. Kështu, sipas grafikut të ISSH-së, sot do ta marrin pensionin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 14:00 do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1 dhe 2 dhjetor”, – tha në një konferencë për shtyp drejtorja e ISSH-së, Vjollca Braho.

Ndërkohë, më 30 dhjetor do t’u jepet mundësia të gjithë atyre që nuk do të arrijnë ta tërheqin në datat e përcaktuara më sipër. Me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së shumës përkatëse për çdo kategori deri në fund të muajit dhjetor, që shpërblimi të merret nga pensionistet para festave të fundvitit.

 

Përfituesit

Nga ky vendim do të përfitojnë gjithsej 598 203 persona. Përkatësisht, do ta përfitojnë shumën prej 2 000 lekësh 344 382 persona që përfitojnë pensione urbane pleqërie, invaliditeti dhe familjar, 149 691 persona që përfitojnë pensione fshati, pleqërie, invaliditeti e familjar, 11 355 persona që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, 4230 persona që përfitojnë trajtimin e veçantë financiar të ish punonjësve të nëntokës dhe ish punonjësve të ndërmarrjeve të industrisë ushtarake. Ndërkohë, 81 000 pensionistë kryefamiljarë të vetëm do të përfitojnë shpërblimin në masën 3 000 lekë. Ndërsa shuma prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 7095 persona që trajtohen me shpërblimin si veteranë të luftës dhe invalidë të luftës. Në total efektet financiare të këtij vendimi llogariten në 1 339 milionë lekë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe njëherë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet nëse nuk do të arrijë të tërheqë shpërblimin brenda këtyre datave, pasi do të mund të marrë atë edhe pas vitit të ri në datën që do të shkojë tërheq pensionin. Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, theksoi faktin se zyrat e Postës do të punojnë me orare të zgjatur deri në orën 20:00 të mbrëmjes në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të tërheqin shpërblimin. “Dua të theksoj se për të gjithë ata pensionistë që e marrin pension në shtëpi ky shpërblim do të jepet pa tarifë shtesë”, – përfundoi Lazimi.

 

Data e shpërblimit

Në datën 23 dhjetor do ta marrin datat 3, 4, 5 dhjetor

Në datën 24 dhjetor do ta marrin datat 8, 9, 10 dhjetor

Në datën 25 dhjetor do ta marrin datat 11, 12 dhjetor

Në datën 26 dhjetor do ta marrin datat 15, 16 dhjetor

Në datën 27 dhjetor do ta marrin datat 17, 18,19 dhjetor

Në datën 29 dhjetor do ta marrin datat 20, 21 dhjetor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency