Grupi i PS-së/ Votohen 3 emrat e KM të BSH-së. Rama: Kërkesat e PD-së të plotësuara, gati për pakt

0
128

grupi i ps..Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në mbrëmje grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në të cilën u fol mbi negociatat mes mazhorancës dhe opozitës si edhe u mor vendimi për 3 emrat e Këshillin Mbikëqyrës të BSH. Lidhur me negociatat, kreu i qeverisë, Rama, ka bërë të ditur para deputetëve socialistë se mazhoranca i ka plotësuar të gjitha kushtet e opozitës dhe se është e gatshme të plotësojë kërkesat e tjera të saj, që lidhen me dekriminalizimin e Parlamentit, por me kushtin e vetëm, sipas tij, që ato të jenë në respekt të ligjit themeltar të vendit. “PD e ka fryrë kot çështjen, pasi i janë plotësuar dhe jemi gati ti plotësojmë kërkesat. Nëse nuk bien dakord është qëndrimi i tyre. Kemi bërë të ditur në negociata se kushti jonë i vetëm është që kërkesat të jenë në respekt të Kushtetutës”, – mësohet të jetë shprehur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentare të PS-së, Kryeministri Rama. Nga ana tjetër grupi kuvendor socialist vendosi që të japë pëlqimin për tre kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Shumica ka vendosur që të votojë pro këtyre tre kandidaturave, duke plotësuar në këtë mënyrë edhe vakancat e krijuara pas skandalit të vjedhjes së Bankës. Tri kandidaturat që priten të votohen për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës janë Natasha Ahmetaj, Tonin Kola dhe Gent Sejko. Ky i fundit është edhe emri i propozuar nga Presidenti për guvernator e ndërkohë me përfshirjen e tij në Këshillin Mbikëqyrës, plotësohet ligjërisht kriteri i mazhorancës, sipas së cilës, drejtuesi i ri duhej të ishte më parë anëtar i Këshillit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency