Lista/ Testimi i mësuesve, pikët për çdo kandidat. Ja kush do të punësohet

0
150

Listën e plotë e gjeni në faqet e brenshme të së përditshmes Standard

10845949_10152575706456523_3404213215330577723_nPublikohen rezultatet e testimit të mësuesve. Ministria e Arsimit ka zbardhur listën me pikët për 5217 mësues, të cilët do të punësohen në bazë të rezultateve të arritur në testin që u zhvillua në 6 dhjetor. “Është hera e parë që kemi një renditje sipas pikëve përkatëse në nivel kombëtar dhe rajonal, sipas çdo profili, për çdo mësues që kërkon të bëhet pjesë e sistemit arsimor. Nuk do të ketë më radhë pas dyerve të drejtorive dhe zyrave arsimore, jo më rendje me zarfe korrupsioni pas drejtuesve në arsim, jo më politikanë, deputetë apo kryetarë bashkish e komunash që emërojnë e çemërojnë mësues”, – u shpreh ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një konference për shtyp pas publikimit të rezultateve. Sipas ministres së Arsimit, punësimet do të nisin në muajin janar dhe çdo vend pune do të fitohet nga kandidatët që kanë arritur rezultatet më të larta. “Këta mësues do të shkojnë që në janar sipas meritës dhe vetëm asaj, pranë shkollave për të shpëtuar 177 mijë nxënës e për të kthyer funksionimin e shkollave në shinat e ligjit. Këta mësues do të jenë të komanduar, e do të mund të bëhen definitivë vetëm pasi të jenë certifikuar nga komisionet e vlerësimit”, – theksoi Nikolla. Ndërkohë, MAS dhe komisionet e vlerësimit presin ankimimet nga kandidatët deri më datë 22 dhjetor për të bërë verifikim të çdo vlerësimi që mund të ketë kontestim. Ankimimet bëhen pranë çdo DAR/ZA përkatëse.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency