Tiranë/Tentojnë ti vjedhin banesën, i zoti i shtëpisë vret dy të rinjtë

0
132

vrasje-300x213Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selitë. Dyshohet se ata janë futur në një shtëpi për të grabitur dhe janë vrarë nga i zoti i banesës. Burime të policisë bënë të ditur se pronari i banesës, Flamur Ymeri, ka pikasur hyrjen në banesën e tij dy persona të armatosur dhe të maskuar, dhe në kushtet e vetëmbrojtjes, i ka qëlluar të rinjë duke i lënë të vdekur në vend. Më pas ai ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar. Bëhet e ditur se viktimat janë të moshave 22 dhe 27 vjeç, por policia nuk ka bërë të ditur ende identitetin e tyre. Policia bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje një automatik të tipit skorpsions dhe sipas dëshmisë së pronarit të banesës, arma ka qënë e dy grabitësve. Për momentin nuk ka shumë të dhëna për këtë ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency