Platini: Nuk kam marrë ryshfet, Blater duhet të largohet

0
108

PlatiniIsh-legjenda e futbollit francez është shprehur se është i qetë për korrupsion, pasi nuk ka marrë ryshfet për të votuar pro Katarit dhe Rusisë

 Ndërkohë, për sa i përket Blater në kryer të FIFA-s është shprehur se tashmë është moment që institucioni më i rëndësishëm i futbollit duhet të ndryshojë fytyrë

Mishel Platini ka përgjigje për gjithçka. Edhe kësaj radhe ka replikuar me ironi ndaj akuzave nga Anglia, sipas të cilave numri një i qeverisë së futbollit evropian ka marrë dhurata për të lobuar pro zhvillimit të Botërorit të vitit 2018 në Rusi dhe në 2022-shin në Katar. Problemet për Botërorin e Katarit dhe atë të Rusisë duket se nuk kanë fund. Skandalet me ryshfetet dhe më pas problemet në ndërtimin e stadiumeve apo punëtorët që kanë humbur jetën gjatë këtyre ndërtimeve janë mjaft shqetësuese dhe shtojnë gjithmonë edhe më shumë zërat kundër zhvillimit në dimër. Megjithëse francezi ka deklaruar i qetë se nuk ka lidhje me këta zëra. “Jam më shumë se i pastër. Nuk kam marrë dhuratë as një pikturë të Pikasos, as ndonjë bombol gazi apo vaji. Më janë bërë shumë akuza nga më të paimagjinueshmet, ndërsa jam hetuar nga hetues privatë për gjëra të pabesueshme. Që kur kam marrë drejtimin e UEFA-s, më kanë bezdisur shumë”. Platini siguron për Rusi 2018-ën dhe Katar 2022-shin se ka votuar me bindje të plotë, i pandikuar nga lobingjet e këtyre vendeve. “Vota ime ka qenë për Rusinë dhe Katarin, sepse më parë këto dy vende nuk e kishin organizuar Kupën e Botës. Pa dyshim që nëse do të vërtetohen rastet e korrupsionit, duhet të bëhet një votim i ri”. Për sa u përket zgjedhjeve presidenciale në FIFA, Platini nuk e mbështet rikandidimin e Blaterit. “Isha pro zgjedhjes së Blaterit në vitin 1998, sepse mendoja se ishte njeriu i duhur për këtë detyrë. Pas 5 mandatesh, mendoj se është momenti për ajër të freskët”. Duhet t’u japim mundësinë të tjerëve, sepse imazhi i FIFA-s është përkeqësuar shumë. Në fund, francezi tha se ishte i lumtur për faktin që Pele po përgatitej të linte spitalin, ku qëndroi për pak kohë nën kujdesin e rreptë të mjekëve, për shkak të një infeksioni në veshka. Presidenti më jetëgjatë i qeverisë së futbollit shpeshherë ka qenë në krye të akuzave për korrupsion. Skandali me Katarin apo dhe problemi me biletat e Botërorit e kanë vënë në qendër të kritikave. Tashmë pritet të dalë edhe kandidati tjetër që do të jetë përballë Blaterit dhe kësaj radhe duhet të jetë një figurë e fortë dhe jo formale, sa për të qenë kandidat. Platini besohej se mund të kishte potencialin për ta zbritur nga posti, por me dorëheqjen e tij tashmë gjërat duket se nuk do të lëvizin shumë.

 

 Kosova, zyrtarisht në Rio 2016, Serbia kundërshton

Kosova u zgjodh anëtare me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Kjo u vendos në kongresin e mbajtur dje në Monako. Kosova do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio de Zhanejro, të cilat do të zhvillohen në vitin 2016, njofton IOC. IOC ka filluar shqyrtimin e aplikacionit për pranim e Kosovës në këtë organizatë pesë vite më parë. Kosova është njohur nga 108 vende anëtare të OKB-së dhe kjo ia ka lehtësuar pranimin në këtë organizatë. Ndërsa në Serbi ky lajm për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) nuk është pritur aspak mirë për. KOK nga sot zyrtarisht me drejta të plota është anëtare e KON-it. Mediat serbe e quajnë skandaloze vendimin KON-it për të anëtarësimin e plot të Kosovës në KON. E përditshmja serbe, “Kurir”, në versionin e saj ‘online”, e ka vlerësuar si skandaloz faktin që në mbledhjen e Sesionit të 127-të të IOC, që po mbahet në Monako, Kosova u pranua në KON pa asnjë votë kundër nga Bordi drejtues. “Sipas këtij vendimi Kosova nën flamurin e shtetit të papranuar do të garojë në Lojërat Evropiane në Baku në vitin 2015, e më pas edhe në Lojërat Olimpike në Rio, në vitin 2016. Është interesante se në këtë ngjarje, në të cilën u bënë një sërë shkeljesh të rregullave, nuk mori pjesë asnjë anëtar i Komitetit Olimpik të Serbisë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sipas rregullave dhe procedurave mund ta pranojë vetëm shtetin i cili është i pranuar ndërkombëtarisht dhe si anëtar i plotë në OKB”, – shkruan “Kurir”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency