Hetimi/ Grabitja dhe dhunimi i çiftit në Fier, zbardhen detaje nga dëshmitë e të dyshuarve

0
137

Alma Çuka

gjykata e fieritProkuroria për herë të parë nxjerrë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë ku në plazhin e Semanit, Fier u grabit dhe dhunua një çift. Endri Goga dyshohet se ka përdhunuar vajzën. Rrezikojnë dënimin nga pesë deri në 15 vite burg

Kur kanë kaluar  më shumë se 45 ditë nga ngjarja e rëndë ndodhur në pyllin e Semanit, Fier, ku dy të rinj  të cilët u identifikuan se ishin çoban, grabitën dhe përdhunuan një çift, Prokuroria zbardh për herë të parë detaje të hollësishme që hedhin dritë mbi të vërtetën.  Disa ditë më parë Gjykata e rrethit Gjyqësor Fier, vendosi  të lërë në arrest me burg dy të rinj Endri Goga dhe Shaban Skeja, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të rritur”, parashikuar nga nenet 139 dhe 102 të Kodit Penal.  Ngjarja për të cilën dyshohen këta shtetas ka ndodhur në dt. 20.10.2014, në zonën e plazhit të Semanit. Në bazë të hetimeve të deritanishme, rezulton se këta dy shtetas kanë vjedhur me dhunë një çift, si edhe ka dyshime se kanë kryer marrëdhënie seksuale me partneren femër të çiftit.

 

Rrethanat e ngjarjes

Prokuroria e Fierit bënë me dije se më datë 20.10.2014 policia gjyqësore është njoftuar se, në plazhin e Semanit dy persona të maskuar dhe me maskë kanë vjedhur duke ushtruar dhunë shtetasen A.R., dhe shtetasin L.F. Në vijim, rezulton që të jetë kryer mardhënie seksuale me dhunë me shtetasen A.R. Lidhur me ngjarjen është pyetur shtetasia A.R., e cila ka deklaruar se, ishte së bashku me të dashurin e saj shtetasin L.F., për të shkuar në piknik. Gjatë rrugës kishin ndaluar në pyll dhe gjendeshin në momente intime. Gjatë kësaj kohe kanë ardhur dy persona të maskuar të cilet e kanë kapur shtetasin L.F., dhe e kanë shtrirë në tokë, në  vijim, njëri prej autorëve ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me shtetasen A.R. Më tej, autorët i kanë marrë çantën vajzës si dhe telefonat. Në çantë gjendeshin dy telefona, njëri i vajzës dhe tjetri i të fejuarit të saj. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se, është gjetur dhe marë si prova materilae një litar me ngjyrë të bardhë, një veshje e tipit fund, një rrip, një qese plastmasi,  një çante femrash me ngjyrë kafe. Gjatë këqyrjes në pyll është gjetur në një trung peme një litar najloni. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së vendeve, pranë radarit u gjet dhe u  mor në cilësinë e provës materilae një prezervativ, me ngjyrë blu, i grisur. Gjatë këqyrjes së mjetit rezulton se, në sediljen e parë vihen re copa xhamash si ato të xhamit të thyer në krahun e majtë të shoferit. Gjithashtu, janë gjetur dy gjurmë dhe tre fije floku.

 

Identifikimi i autorëve

Në kuadër të nevojës së gjetjes së vendodhjes së autorëve të veprës penale dhe të grumbullimit të provave nga ana e policisë gjyqësore është bërë i mundur identifikimi numrit të telefonit celular që i përket shtetases A.R si dhe tjetri  që i përket shtetasit L.F., të dëmtuar nga ngjarja e rëndë.  Që nga momenti që ka ndodhur vepra penale  numrat e telefonit së bashku me aparatet e telefonit janë marrë prej autorëve dhe zotëroheshin lirisht prej tyre. Më datë 05.11.2014 pranë organit të akuzës ka mbërritur përgjigja nga kompania telefonike sipas të cilës rezulton se, aparatët celular të të dëmtuarëve janë përdorur duke nisur nga data 23.10.2014 dhe në vijim nga disa shtetas. Konkretisht më datën 23.10.2014 telefoni i cili i është vjedhur shtetases A.R është përdorur nga shtetasia e identifikuar E. Goga, e cila ka komunikim të vazhdueshëm me shtetasin B. Skeja, i cili rezulton që të ketë pasur telefonin e shtetasit të dëmtuar L.F., telefon të cilin dyshohet se, ia ka dhënë kur ka shkuar në Bathore të Tiranës shtetasit P.P. Gjatë vazhdimit të hetimit rezulton se, shtetasi që përdorte aparatin e telefonit dhe që prej vodafonit është  identifikuar si rregjistruese shtetasia E. Goga, në fakt rezulton që të jetë shtetasi Endri Goga. Ky shtetas rezulton të ketë komunikme të vazhdueshme me shtetasin B. Skeja, në emrër të të cilit figurojnë të rregjistruar dy numrat e telefonit që janë vendosur në telefonin e të dëmtuarit tre ditë pas ngjarjes. Duke iu referua  përgjigjes së ardhur nga kompania vodafon rezulton se, telefonat të cilat iu përkasin të dëmtuareve janë përdorur nga tre shtetas. Konkretisht, më datën 23.10.2014, tre ditë pas ngjarjes shtetasi B. Skeja, ka vendosur dy numrat e telefonit që i përkasin atij në telefonin e shtetasit të dëmtuar L.F. Rezulton se, me datë 24.10.2014 shtetasi i regjistruar pranë kompanisë telefonike vodafon si, B. Skeja, ka udhëtuar për në qytetin e Tiranës dhe ka dhënë telefonin e të dëmtuarit L.F., shtetasit të quajtur P.P., dhe është rikthyer që të përdori numrin e tij në telefonin që ka pasur më parë. Rezulton se, shtetasi P.P., që banon në qytetin e Tiranës ka vazhduar ta përdori aparatin e  telefonit që i përket të dëmtuarit L.F.Gjithashtu rezulton se, shtetasi Endri Goga ka vazhduar që të përdori telefonin që i përket të dëmtuarës deri në datën 31.10.2014.

 

Kontrolli i banesave

Nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier u lejua më datë 27.11.2014 realizimi i kontrollit të banesës së shtetasve Endri Goga, B. Skeja dhe P.P. Nga kontrolli i ushtruar rezulton se, në banesën e shtetasit Endri Goga u gjetë telefoni celular i vjedhur të dëmtuarit, 11 fishekë model 54 kalibri dhe 7.62 mm, tre kapsolla detenatori, një gëzhojë fishek armë gjahu e plasur, një gjysëm fisheku i plasur, një mëng bluze e përshtatur si maskë. Gjithashtu, në banesën e shtetasit B. Skeja u gjetën 3 telefona celular. Në afërsi të banesës së shtetasit B. Skeja janë gjetur edhe arma e gjahut e përdorur në kryerjen e veprës penale e cila përputhet me përshkrimin e dhënë nga të dëmtuarit, një maskë  njëra me ngjyrë blu dhe tjetra me ngjyrë të zezë, 67 fishekë kalibri 54 dhe 7.62 mm, 14 fishekë imitues zhurme. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P.P u gjet telefoni celular që i përket të dëmtuarit L.F. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se, përdorimi i armës dhe kryerja e mardhënesve sekuale me dhunë është kryer nga shtetasi Endri Goga. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Shaban Skeja kanë realizuar vjedhjen me dhunë në bashkëpunim. Konkretisht shtetasi Shaban Skeja ka bashkëpunuar me autorin tjetër dhe ka mbajtur të shtrirë në tokë të dëmtuarin L.F. teksa autori tjetër Endri Goga ka vazhduar të vjedhi nga makina e të dëmtuarëve shumën e parave që disponohej në makinë prej të dëmtuarëve si dhe dy  telefonat e tyre celular si dhe ka vazhduar të kryej marrdhënie seksuale. Ky shtetas rezulton që të ketë mbajtur dhe kërcënuar për përdorimin e saj armën e gjahut të gjetur pranë banesës së tij.

 

Arrestimi i të dyshuarve

Më datën 28.11.2014 është proceduar me ndalimin e shtetasve Endri Goga dhe Shaban Skeja. Procedimi penal ka nisur për veprat “Vjedhje me dhunë”  e parashhikuar nga neni 139 i Kodit Penal dhe “Mardhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e parashikuar nga neni 102  i Kodit Penal. Neni 139 parashikon: “Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorimin dhune dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency