28 Nëntori/ Nishani me Ramën në Vlorë. Flamuri ngrihet nga Godelli dhe Begaj

0
146

qeveria feston ne vlore 102 vjetorin e pavaresiseShqipëria feston sot 102-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Aktivitete për të kujtuar këtë ditë kombëtare janë organizuar në qytetin bregdetar të Vlorës, aty ku kryeministri i parë i vendit Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e vendit. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Meta dhe ministra të qeverisë morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, i cili u lartësua nga kampionët e peshëngritjes, Daniel Godelli dhe Romela Begaj.

Sikurse pritej, opozita ka zgjedhur të kujtojë veçmas pavarësinë, duke zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

E gjithë Shqipëria, ashtu si edhe trevat shqiptare e diaspora, festojnë sot ditën e Flamurit. Sheshet e qyteteve janë zbukuruar me simbole kuqezi dhe gjatë ditës rrugët janë mbushur nga qytetarë në kuadër të aktiviteteve të organizuara.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency