Një nënë ka denoncuar në policinë e kryeqytetit mjekët e maternitetit ku ka lindur, pasi thotë se ata i kanë ndërruar fëmijën.
Sipas denoncimit të gruas me inicialet M.Ç, mjekët i kanë ndërruar fëmijë, duke i dhënë një tjetër të vdekur.
Ata i kanë thënë se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes në maternitetin e Tiranës.
Por, ajo nuk është e bindur për këtë gjë dhe për këtë arsye ka bërë denoncim në polici.
Kjo konfirmohet nga ana e Policisë së Tiranës, që tashmë ka nisur hetimet për pretendimet e gruas në fjalë.
Foshnja e vdekur është dërguar në Institutin e Mjekësisë, për të përcaktuar AND-në dhe shkakun e vdekjes së fëmijës.