Asambleja e NATO-s/ Stërvitja ruso-serbe, Topalli përplaset me përfaqësuesin serb

0
142

Asambleja e NATO-sSesioni i 60-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është karakterizuar nga tensioni i krijuar nga dy delegacionet, atij shqiptar dhe serb, për shkak të stërvitjes së përbashkët ushtarake Rusi-Serbi. Sipas agjencisë “Anadoll”, pikënisje e debateve ka qenë ndërhyrja e kreut të Kuvendit serb, Dragan Shormaz, i cili i ka ndërprerë fjalën Jozefina Topallit, shefe e delegacionit të Parlamentit Shqiptar. Duke iu referuar stërvitjes ruso-serbe të 14 nëntorit, Topalli ka pyetur shefin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve se Rusia po ndihmon forcat e armatosura serbe. Shormaz i ka ndërprerë fjalën, duke iu përgjigjur se kolegët e Parlamentit Shqiptar nuk kanë informacionet e duhura. Ndërsa Stoltenberg tha se Serbia është një shtet sovran i cili vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera, duke shtuar se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për NATO-n. Në Serbi, më 14 nëntor të këtij viti, u zhvillua një stërvitje e përbashkët ushtarake e ushtrisë serbe dhe Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, në të cilën morën pjesë më shumë se 400 ushtarë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency