Miqësorja/ Shqipëria humbet 1-0 ndaj Italisë

0
103

Jurges Veizaj

 Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por goli i Okakas në minutat e fundit i dha fitoren skuadrës së Kontes

shqiperi-italiNjë humbje minimale 1-0 ndaj 4 herë kampionëve të botës. Ky ka qenë bilanci i djeshëm nga sfida midis kuqezinjve dhe të kaltërve. Sfidë e cila ishte pritur me shumë ovacion edhe për shkak të historisë së dy vendeve. Skuadra e Kontes arriti të tregohej më konkrete me sulmet e saj dhe arriti që të shpërblehej me golin e Okakas, duke marrë kështu një fitore të rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrës. Fraksioni i parë nisi me një lojë të kënaqshme nga të dyja skuadrat. Një sfidë e cila pritej të rezervonte emocione dhe që arriti që ta shfaqte këtë edhe gjatë lojës. Italia, edhe pse vinte me stolin me disa elementë të rëndësishëm të skuadrës së parë si Akuliani, Destro apo dhe Bonuçi me Çerçin ndodheshin në formacionin e Kontes që gjithashtu kishte në fushë shumë emra të rinj. Ndërsa De Biazi nuk ndryshonte nga ndeshja me Francën për të provuar edhe një herë këtë formacion se sa rezultativ është. Panorama e ndeshje me Francën nuk u përsërit në atë me Italinë. Ndeshja nisi e mirë për italianët që arritën të menaxhonin lojën në pjesën më të madhe të kohës. Mbajtja e topit dhe luajtja e tij nga krahët ishte një skemë e ndërtuar mjaft mirë nga Konte që duket se i kishte gjetur ilaçin skuadrës së De Biazit që u vu në vështirësi disa herë. Çerçi nga krahu me Antonelin, por edhe Xhovinko me Destro ishin pikat më të rrezikshme dhe iu afruan shumë herë golit, por që u ndalën nga superpritjet e Berishës. Ndërsa De Biazi kishte ndërtuar një lojë që përqendrohej në aspektin difensiv, por që ndryshe nga përballja me gjelat linte për të dëshiruar me mbajtjen e topit. Topat e gjatë ishin shumë herë një mundësi e humbur dhe nuk e çonin asgjëkundi skuadrën pasi arrinin që të bllokoheshin mjaft mirë nga të kaltrit. Rastin më të mirë e pati Çerçi rreth minutës së 20-të, pasi arrin të driblojë mjaft mirë në zonë dhe del ballë përballë me Berishën që arrin ta ndalojë mjaft mirë. Skuadra e Kontes dukej më e karikuar dhe provon shumë para portës por pa rezultat. Shanset më të mira për Shqipërinë do vinin nga fundi i pjesës së parë. Do të ishte Cikalleshi ai që do të rrëmbente mjaft mirë topin në 30 metrat e fundit duke bërë një sprint për të lëshuar një silurë drejt portës së Sirigut, por që do të ndalej nga shtylla. Mirëpo lojtari që luan me Rnk Split do të tregonte që është në formë të mirë pasi pak më vonë do të driblonte mjaft mirë Bonuçin, duke goditur përsëri, por që ndalet nga Sirigu. Nuk do të vonin italianët që me anë të Çerçit do të rrezikonin portën, por Berisha tregoi edhe një herë që është në superformë duke ndalur gjuajtjen e lojtarit të Atletiko Madridit. Pjesa e dytë nisi më mirë për kuqezinjtë që u treguan me kërkues dhe u përpoqën të krijonin më shumë lojë. Në minutën e 50-të do vinin shenjat e para teksa do të ishte Lenjani ai që do të kishte shansin e artë, por do ta humbiste në momentin e fundit, pasi do të ndalej nga mbrojtja e të kaltërve. Në të 61-ën do të vinte edhe një tentativë e dytë nga lojtari i Jong Bojs, por pa rezultat. Memushaj do të provonte pak minuta më vonë nga një goditje standarde, por pa rezultat. Kur nuk shënon, do pësosh dhe ky ishte ajo çka kuqezinjtë do të pësonin pasi në të 81-ën do të ishte Okaka ai që do t’i ikte mbulimit për të shënuar me kokë golin e avantazhit. Italianët në festë, pasi arritën pas shumë minutash të realizonin objektivin. Pjesa tjetër do të ishte një orientim i skuadrës sonë drejt portës italiane për të barazuar, por pa rezultat. Një ndeshje e cila mbaroi me humbje për kombëtaren, por duhet te ngushëllohemi me faktin se humbëm denjësisht ndaj 4 herë kampionëve të botës.

 

Lam thyen këmbën, mungon tre muaj

Kapiteni i bavarezëve Filip Lam ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do të mungojë deri në tre muaj. Ish kapiteni i kampioni të botës, i cili së fundi u pensionua nga ekipi kombëtar, ka lënduar kyçin e këmbës gjatë ushtrimeve me ekipin e ti të martën. Mendohet se lojtari ka thyer kyçin e këmbës, gjatë ushtrimeve me ekipin e tij, dhe nuk do të mund të luaj për tre muaj e që do t’i nënshtrohet edhe një operacioni në këmbë. Një mungesë e madhe për skuadrën por që për teknikun spanjoll nuk do të ketë shumë probleme pasi ka lojtarë që të mbulojnë këtë pozicion.

 

 Siti në janar tenton Iskon dhe Lishtajnerin

Mançester Siti është duke përgatitur një super ofertë për Iskon e Real Madridit dhe zviceranin e Juventusit Lihshtajner. Sipas mediave spanjolle, kampionët e Anglisë dëshirojnë që ta blejnë mesfushorin e “Los Blancos”. “Sport” shkruan se “qytetarët” janë duke bërë gati ofertën rreth 50 milionë euro për 22 vjeçarin, i cili në këtë sezon të garave nuk është duke treguar performancën e tij më të mirë. Isko në verën e vitit 2013 iu bashkua Real Madridit nga Malaga për shifrën 30 milionë euro. Spanjolli me madrilenët ka kontratë deri në vitin 2018, por thuhet se lojtari mund të largohet nga “Bernabeu” qysh në afatin e janarit. Skuadra e Manuel Pelegrinit do të përpiqet që ta transferojë lojtarin, i cili do të ishte një përforcim i qëlluar për skuadrën nga “Etihad Stadion”. Ndërkohë që të kaltrit do të shfrytëzojnë potencialin e tyre ekonomike edhe për të transferuar Stefan Lihshtstajner. Sipas mediave italiane mbrojtësi i djathtë do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe ende nuk ka rinovuar me bardhezinjtë, pasi kërkesat e tij janë pengesa kryesore. Lishtajner aktualisht fiton nën 2 milionë euro në vit te Juventusi dhe duket se dëshiron ta shtojë pagën e tij nga 3 deri në 3.5 milionë euro, por klubi nuk dëshiron t’i ofrojë më shumë se 2.5 milionë. Kjo ka nxitur një varg klubesh evropiane të shprehin interesim për lojtarin, me Mançester Siti që i është bashkuar garës dhe që kërkon ta transferojë atë si agjent të lirë në fund të sezonit.

 

 Modriç larg Realit për tre muaj

Luka Modriç do të mungojë rreth tre muaj pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e Kroacisë ndaj Italisë. Konfirmimi vjen nga Federata Kroate e Futbollit, që përmes një deklarate ka zbuluar se mesfushori 29-vjeçar do të mungojë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. “Në minutën e 28-të të ndeshjes në San Siro, Modric kërkoi zëvendësim për shkak të dhimbjes në muskul dhe skanimet në Madrid treguan se lëndimi ishte serioz. Për shkak të shkëputjes po thuajse të plotë të muskujve në këmbën e majtë, Modriç do të qëndrojë jashtë fushe për rreth tre muaj. Nuk do të ketë nevojë për operacion, Modriç do të trajtohet me metoda konservative”, – është thënë në deklaratën e federatës. Një fat i keq për lojtarin por një mundësi e re për shokun e tij Gareth Bejl që me ne fund do të ketë hapësirën e tij në fushë pas rikthimit nga dëmtimi

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency