Bashkëbisedimi me gazetarët/ Berisha: Buxheti i bën gropën ekonomisë, papunësia në 40%, varfëria u rrit me 33%

0
200

Gëzim Saliu

 “Në 2014-ën ngjarjet më të gëzueshme janë vetëm dasmat e qeveritarëve, 10-fishohet numri i azilkërkuesve. Pse buxheti i qeverisë godet shtresën e mesme”

berisha me gazetaret Ish-kryeministri i vendit, Berisha, analizoi dje projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2015, të cilin e cilësoi si një gropë të madhe për ekonominë shqiptare. Përmes një bashkëbisedimi me gazetarët, deputeti demokrat theksoi se përmes ligjit të ri më të rëndësishëm të financave, qeveria nuk sjell asnjë rritje në paga apo pensione, por vetëm rritje taksash. “Unë e cilësova atë “buxheti i gropës”, sepse ky buxhet, siç faktojnë zhvillimet e këtij viti, i bëri gropën ekonomisë shqiptare. Ky buxhet gjigant, që u fry duke marrë 1.2 miliard dollarë borxh dhe duke rritur me 50% taksat, nuk u shoqërua me rritje qoftë edhe një qindarkë të rrogave të shqiptarëve, me rritjen reale të pensioneve të shqiptarëve. Nuk u shoqërua me asnjë projekt zhvillimor”, – tha Berisha. Në këtë kontekst, ish-kreu i qeverisë shqiptare tha se treguesit e vitit të gropës janë: “Rritje e papunësisë, sipas një statistike, deri në 40%. Një rritje e varfërisë shumë e madhe, besohet se është rritur me 33%. Pra trefishim i mjerimit. Mjerimi është varfëria ekstreme, qytetarë që kanë të ardhura nën 1 dollarë e 25 cent. Kjo është tabloja”.

 

Buxheti

Për Berishën viti i kaluar solli zhytjen e ekonomisë shqiptare në recesion. “Nëse ju vështroni vitin buxhetor që lamë pas, ngjarjet me të gëzueshme janë dasmat e qeveritarëve, sepse qeveria nuk arriti t’u dëshmojë qytetarëve qoftë edhe një ndërtim që vërtet është në interesin e tyre”, – theksoi ai. Nga ana tjetër, deputeti i PD-së analizoi edhe vendimin e qeverisë për heqejn e fashës 300 kë, duke nënvi\zuar se pas saj qëndron rritja e çmimit të energjisë. “Në një kohë kur 92% e shqiptarëve janë brenda fashës në konsum, në një kohë kur heqja e fashës për 92% të shqiptareve rrit tarifën mujore të energjisë elektrike. Pra leva e dytë e fuqishme e varfërimit është rritja e çmimit të energjisë, e treta është ikja masive e investitorëve nga Shqipëria”, – tha ai. Ndërkaq Berisha theksoi se ky buxhet është 1 miliard dollarë më i madh sesa buxheti i vitit 2013. “Sikur qeveria të mos e xhepëzonte këtë për xhepat e administratës, vetem me kete miliard ndërtohej tre herë me të Rruga e Arbërit. Përfundonte kush e di sa herë rruga Korçë-Qafë Plloçkë, autostrada Lezhë-Shkodër, projekti buzë Drinit i Alpeve”.

 

Shtresa e mesme

Më tej, ish-kryeministri theksoi se me buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale që e shoqëron goditet shtresa e mesme. “Kjo shtresë e mesme sulmohet gjithashtu në rritjen, dyfishimin e qerave. Po ku sulmohet tjetër kjo shtresë e mesme? Sulmohet me taksën kombëtare 3% për produktet e jo jetës. Sulmohet në mënyrën më të egër me rritjen 50% të taksës mbi të ardhurat personale. Ishte 10 e beri 15, po marr të mesmen se ata të tjerët i quan të pasur”, – tha ai. Në këtë kontekst, deputeti demokrat tyha se në filozofinë e mazhorancës së majtë u shpall goditja me taksa e të pasurve. “Të gjithë ata që shpallen në Europë dhe në botë se do të godasim të pasurit me taksa dështuan në mënyrë ekzemplare. Polariteti midis të varfërve dhe të pasurve u rrit më shumë se kurrë, pasuritë e të pasurve u rritën më shumë se kurrë. A lëvizi zotëria vitin e kaluar me tatim fitimin dhe rritjen e tij për të goditur të pasurit? Merreni pak sesa ka qenë fitimi i sipërmarrjeve. As gjysma e asaj që deklarohej më parë. Rriti zotëria tatimin mbi të ardhurat personale? Ka realizuar shumë më pak sesa siguronim ne më parë. Po pse? Shumë e thjeshtë. Sepse të gjithë shkojnë dhe regjistrohen rrogë të ulët”, – komentoi Berisha.

 

Rikthimi në Kuvend/ Berisha: Po kërkojmë zgjidhjet, do donim të ishim në Parlament, por mungojnë standardet

Në bashkëbisedimin me gazetarët, ish-kryeministri u pyet se kur mendon të kthehet opozita në Kuvend, ku theksoi se ende nuk janë krijuar kushtet për rikthimin e PD-së. “Nuk jemi në sallë për shkaqe tashmë të njohur në akt proteste të fuqishme ndaj dhunimit që Edi Rama i bën Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndaj organizmit personalisht nga Edi Rama të dhunës ndaj deputeteve të opozitës. Ne jemi në kërkim të zgjidhjeve dhe në mënyrë absolute do të bëjmë gjithçka që ne të jemi në parlament. Nuk është një preferencë e jona por natyrisht ne do të kthehemi në Parlament pasi të rivendosen me garancitë të plota”, – tha Berisha. Më tej, i pyetur nëse i mungoi salla e Parlamenti, aq më tepër kur dje u diskutua një rpej ligjeve më të rëndësishme të vendit, Berisha tha: “Unë jam sot këtu para jush për të thënë ato qe do thoja dje në sallë, nuk them natyrisht që nuk do të doja apo nuk do donim të ishim në parlament. Rrimë jashtë parlamentit për kushte inekstremis të krijuara nga një mazhorance që ka tejkaluar me sjelljet e saj çdo lloj standardi dhe çdo lloj kriteri”, – u shpreh ai. Nga ana tjetër, deputeti demokrat bëri të ditur se kreu i PD-së dhe kryesia e kësja force po bëjnë punë intensive për mundësimin e një marrëveshje me ndërkombëtarët për rikthimin e opozitës në Kuvend. Ndërkohë ptyetjes nëse deputetë e PD-së po rrezikojnë djegien e mandateve, Berisha iu përgjigj duke pohuar: “Absolutisht për ne e rëndësishme është te mbrojmë parimet për te cilat po qëndrojmë dhe nuk kemi asnjë lloj inpresioni”.

 

 Vizita/ Rama në Kuvajt, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve me rëndësi

Kryeministri Edi Rama u nis dje për një vizitë dyditore në shtetin e Kuvajtit, ku do takohet dhe do të ketë bisedime për forcimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët me drejtuesit më të lartë të shtetit të Kuvajtit. Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen edhe marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve. Kryeministri Rama shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency