Romela Begaj kampione bote në peshëngritje, Rama e Basha e urojnë

0
136

romela-300x200Shqipëria triumfon sërish në kampionatin e peshëngritjes. Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka rrëmbyer medaljen e arit dhe është shpallur kampione bote në Kazakistan pasi ngriti 113 kg në shkëputje.  Lajmi bëhet me dije nga vet kryeministri Edi Rama i cili nuk ka humbur kohë të urojë kampionen shqiptare. “Urime, urime, urime, Romela Beges për medaljen e artë! Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare! Superbarazi gjinore në medaljet e arit”- shkruan kryeministri Rama.

Romela Begaj ka triumfuar në garën e shkëputjes, duke u shpallur kampione bote. Ajo ka mundur të ngrejë 113 kilogramë, duke lënë pas garuesit e tjerë.  Ka kaluar me sukses provën e tretë në shtytje duke mbajtur 132 kg, ndërkohë që provën e dytë e kaloi me 127 kg.  Më herët, Begaj ka humbur provën e parë në stilin e shtytjes. Ajo ka dështuar në ngritjen e peshës 107 kg.  Pas fitores së jashtëzakonshme që na dha Daniel Godelli, shpallur kampion bote edhe në dy garësh, me medalje ari, sot të tjera emocione dhuron Begaj.

 

Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar sot kampionen e botës në peshëngritje Romela Begaj. Në një postim në “facebook” Basha shkruan se Kampionati Botëror i peshëngritjes edhe sot foli shqip.

“Romela triumfon sërish! Kampionati Boteror i peshëngritjes edhe sot foli shqip. Mirënjohje dhe respekt Romelës, kampiones së botës që ia shton krenarinë sportit shqiptar. Përpara Shqipe!”- shkruan Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency