Vendimi për kreditet/ Mjekët dhe infermierët ja kush do të largohet nga puna

0
166

Kreditet e nevojshme për ricertikfikimin, kush s’i plotëson humb punën. QKEV , 4 aktivitete për mjekët  e infermierët, fitohen 93 kredite, si t’i përftioni

womanDoctor1Mjekët dhe Infermierët po kalojnë në sitë për sa u përket zotërimit të profesionit. Programi i riçertifikimit i nisur 5 vjet më parë pritet të pezullojë qindra mjekë të cilët nuk kanë mundur të grumbullojnë kreditet e mjaftueshme për të ushtruar profesionin. Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka akredituar katër aktivitete përmes të cilave, personeli shëndetësor mund të përfitojë kreditet që janë të vlefshme për programin e ricertifikimit. Aktiviteti i parë, me temë “Kujdesi infermieror” vlen për infermierët, ndërsa përmes tij mund të përfitohen 30 kredite. Në të mund të marrin pjesë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor, drejtues të Kujdesjeve Infermierore si dhe studentë të nivelit  +2  të Fakultetit të  Shëndetit Publik  dhe  Fakultetit  të  Infermierisë. Aktiviteti i dytë sërish mundëson fitimin e 30 krediteve, ndërsa të drejtën për të marrë pjesë e kanë: Mjekët e Përgjithshëm, ndihmës  mjekët, kryeinfermierët, drejtuesit e Institucioneve Shëndetësore dhe pjestarë të tjerë të stafit të Institucioneve  të  Kujdesit  Shëndetësor  Parësor. Tema e tij është “Roli i mjekut të familjes në kujdeesin parësor”. Ndërkohë që në aktivitetin e tretë të akredituar nga QKEV me temë “Shëndeti Mendor”, mund të regjistohen mjekë, psikologë, sociologë, si dhe çdo person që dëshiron të pajiset me njohuri bazë mbi Shëndetin Mendor. Aktiviteti i katërt mundëson fitimin e 3 krediteve dhe është i fokusuar te leksionet mbi diabetin. Në të kanë të drejtë të marrin pjesë mjekët, infermierët dhe profesionistë të shëndetit publik. Data e fillimit për secilin prej aktiviteteve të akredituar është 13 nëntori, ndërkohë që detajet e plota të aktiviteteve i gjeni dhe në tabelat e mëposhtme.

 

Vendimi

Profesionistët e shëndetësisë, të cilët deri në fund të muajit dhjetor nuk përmbushin numrin e kërkuar të krediteve, që parashikon program i ricertifikimit, do të ndëshkohen sipas vendimit me nr. 295, datë 08.07.2014, i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas këtij vendimi, për profesionistët e sektorit publik sanksionet janë si më poshtë: Atyre  profesionistëve, që në përfundim të ciklit të parë kanë 0 kredite, vendi i  punës  iu bëhet vakant dhe iu pezullohet licenca. Që prej dites kur njoftohen nga QKEV, drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë përgjegjësinë për shpalljen e vendit vakant, cdo tre muaj  brenda vitit, deri në paraqitjen e një kandidature të përshtatshme. Njëkohësisht, urdhri profesional përkatës pezullon licencën. Këta profesionistë rifitojnë të drejtën për tu punësuar  dhe licencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit. Profesionistët me më shumë se 0 kredite, por më pak se limiti i kërkuar  do të vazhdojnë punën, por ndërkohë duhet të japin provimin e shtetit brenda 6 muajve, që prej dites kur njoftohen nga QKEV . Në të kundërt, pas 6 muajsh, edhe këtyre profesionistëve vendi i punës iu bëhet vakant dhe iu pezullohet licenca.  Drejtuesi i institucionit shëndetësor ka përgjegjësinë për shpalljen e vendit vakant, cdo tre muaj  brenda vitit pasardhës, deri në paraqitjen e një kandidature të përshtatshme. Njëkohësisht, urdhri profesional përkatës pezullon licencën. Këta profesionistë rifitojnë të drejtën për tu punësuar  dhe licencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit.

 

Sanksionet për sektorin privat

Për profesionistët e sektorit privat sanksionet janë si më poshtë:

Për profesionistët e sektorit privat që në përfundim të ciklit të parë kanë 0 kredite, urdhri profesional përkatës pezullon licencën, pas njoftimit nga QKEV. Këta profesionistë fitojnë të drejtën për tu rilicencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit. Profesionistët e sektorit privat që kanë më shumë se 0 kredite por më pak se limiti i kërkuar do të vazhdojnë punën, por ndërkohë duhet të japin provimin e shtetit brenda 6 muajve, që prej dites kur njoftohen nga QKEV. Në të kundërt, pas 6 muajsh, edhe këtyre profesionistëve iu pezullohet licenca. Këta profesionistë fitojnë të drejtën për tu rilicencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit.

 

Mbyllja e programit

Në kuadër të mbylljes së Programit të Ricertifikimit për profesionistët e shëndetësise në fund të vitit 2014, QKEV bën me dije se:

– Të gjithë profesionistët që gjatë një viti kalendarik në periudhën 2010 – 2014, kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës për 4 muaj e më gjatë, përjashtohen nga detyrimet për vitin në fjalë.

– Të gjithë profesionistët që kanë filluar të ushtrojnë profesionin pas vitit 2010 duhet të përmbushin detyrimet e Programit të Ricertifikimit për vitin në fjalë dhe ata pasardhës.

– Të gjithë profesionistët që nuk kanë ofruar drejtpërdrejt shërbime shëndetësore, por kanë ushtruar funksione administrative janë të përjashtuar nga detyrimi për kohën gjatë së cilës kanë patur pozicione administrative.

– Të gjithë mjekët, farmacistët dhe stomatologët që në periudhën 2010 – 2014 kanë kryer ose janë duke ndjekur programe universitare të akredituara(specializim, doktoraturë, master, kurs tjetër pasuniversitar), brenda ose jashtë vendit, janë të përjashtuar nga detyrimet e Programit të Ricertifikimit. Profesionistët e kategorive të mësipërme duhet të dorëzojnë pranë QKEV-së dokumentet/vërtetimet përkatëse deri më 15 dhjetor 2014.

 

 

Titulli i Aktivitetit:“ KUJDESI  INFERMIEROR“
Data e zhvillimit:13.11.2014
Kohëzgjatja7  ditë
Kategoria e  pjesëmarrësveKryeinfermierë, Infermierë;Pjesëtarë të tjerë të stafit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor;Drejtues të Kujdesjeve Infermierore;

Studentë të nivelit  +2  të Shkollës  së  Shëndetit Publik  dhe  Fakultetit  të  Infermierisë.

Kreditet:30

 

 

Titulli i Aktivitetit:“ROLI  I  MJEKUT  TE  FAMILJES  NE  KUJDESIN PARESOR ”  
Data e zhvillimit:13.11.2014
Kohëzgjatja7 ditë
Kategoria e  pjesëmarrësveMjek i Përgjithshëm;Nd. Mjekë;Kryeinfermierë;

Drejtues të Institucioneve Shëndetësore ;

Pjestarë të tjerë të stafit të Institucioneve  të  Kujdesit  Shëndetësor  Parësor.

Kreditet:30

 

 

Titulli i Aktivitetit:“ Shëndeti  Mendor ”
Data e zhvillimit:13.11.2014
Kohëzgjatja7 ditë
Kategoria e  pjesëmarrësveMjekë;Psikologë, Sociologë;Pjestarë të tjerë të stafit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor;

Çdo person që dëshiron të pajiset me njohuri bazë mbi Shëndetin Mendor.

Kreditet:30

 

 

Titulli i Aktivitetit:“LEKSIONE TË HAPURA PËR DIABETIN”
Data e zhvillimit:13.11.2014
Vendi i organizimitSalla e Pallatit të Kulturës, ‘Aleksandër Moisiu”, Durrës
Kategoria e  pjesëmarrësveMjekë;InfermierëShëndet Publik
Kreditet:3

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency